Luftë mbishkrimesh në Kalanë e Lezhës. Ministrja e Kulturës: “Nuk fshihen gjurmët e origjinave tona të lashta kudo në territor”
Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”. Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures! Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene! Ne kemi detyre te mbrojme e te ruajme çdo gur e shpirt qe kemi sot! Kemi detyre t’ua percjellim brezave! Gjithçka eshte pjese e identitetit tone kulturor, kombetar, ballkanik, europian, njerezor! Mos kini frike nga monumentet! Monumentet jane deshmitare te historise por nuk e shkruajne ate! Historine e shkruajne historianet. Ministria e Kultures dhe restauratoret kane detyre te mbrojne, te ruajne e te promovojne trashegimine, pa e deformuar, pa e zbukuruar. Kete do e bejme te gjithe bashke si nje komb i qyteteruar! E kunderta ndodhet te barbaret, te armiqte e kultures por edhe te vetevetes! Sot ata gjenden ne krah te perbindshit me emrin ISIS. Denoj aktin barbar dhe primitiv te dores mjerane qe demtoi mbreme naten porten e sapo restauruar te Kalase se Lezhes! Ndertimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës! Sikurse nuk fshihen gjurmet e origjinave tona te lashta kudo ne territor! Policia ka filluar veprimet. IMK dhe Drejtoria rajonale ka filluar punen per pastrimin e kalase, me parate e taksapaguesve shqiptare! Bej thirrje komunitetit te sensibilizohet ne mbrojtje te monumenteve kudo qe jane! Mjeraneve, nese nuk paguajne ende taksat, i ftoj te mesojne sepaku gjuhen shqipe! Gezuar Bajramin!”.
Comments
Mbi pllaken ne kalane e Lezhes
Nje kujtese per Ministren e Kultures
Disa qytetare kerkojne te hiqet pllaka e Sulejman Pushtuesit nga kalaja e Dukagjineve Arberore. Ministrja e Kultures thote: "Mos keni frike nga monumentet e kultures!"
Ke quan monument zonja ne fjale, kalane qe njihet si e tille, apo fermanin e dhunuesit te shqiptareve. Ne ligjin per monumentet njihet Kalaja. Mbishkrimi i sulltan Sulejmanit nuk eshte monument kulture, por thjeshte nje objekt qe eshte gjetur ne Kala. Ky eshte statusi i deritanishem i kesaj pllake.
"Monumentet jane deshmitare te historise, por nuk e shkruajne ate"- thote zonja.
Po, duke mos qene monument, pse fermani i dhunuesit te shqipatreve te behet deshmitar, aq me teper se ato deshmi jane shume te dhimbshme per paraardhesit tane.
Se sa banale eshte puna e asaj pllake e tregon fakti se ndertimet ne kalate e pushtuara jane praktika rutine, sepse kalate pergjithesisht merren me lufte dhe natyrisht demtohen gjate saj.
Per te gjitha kalate, zoterusi i ri, si pune te pare ka bere riparimin e demtimeve, ndryshe kalaja dilte jashte funksionit.
Meqenese zonja qenka aq e perkushtuar per te ruajtur "çdo gur e shpirt qe kemi sot",- siç thote ajo, a nuk e ka pare te arsyeshme te evidentohen ne ate Kala gjurmet e Dukagjineve qe e kane patur seli te veten dhe jane pjesemarres aktiv ne ngjarje historike em rendesi te madhe per kombin tone.
Pse nuk e ka nje pllake ajo kala per luften e shqiptareve te udhehequr nga Terenc Toçi dhe Prenge Marka Prenga, qe me flamurin tone kombetar e sulmuan garnizonin turk te kalase dhe vune mbi te flamurin e Skenderbeut nje vit e gjysem para se ai te shpallet ne Vlore.
Meqenese riparimet e kalave jane praktike rutine dhe behen si nga dhunuesit pushtues e veglat e tyre renegate, ashtu dhe nga fisnike vendes, siç kane vepruar Bushatllinjte, Ali Pashe Tepelena, Kurt Pasha i Beratit, Vlorajt ne Kanine, etj. A ka pllaka per riparimet e kalave nga keta bujare shqiptare?
Ministre, riparimet e detyrueshem qe u behen kalave qe shkaterrohen gjate luftes nuk quhen ndertime, por meremetime dhe jane bere nga çdo pushtues, ato nuk fshihen nga historia se nuk jane fare ne histori, por ti nuk e di(!)
Popujt kane kujtese perzgjedhese dhe ruajne vetem vlera qe i sherbejne ruajtjes se identitetit te tyre kombetar. Veprat e pushtuesve i ruan kujtesa selektive e popujve, vetem nese ato kane lene gjurme ne jeten e tij ekonomike dhe shoqerore, siç eshte rruga "Egnatia", qytetet antike te Butrintit, Apolonise, pjesen antike te Durresit, e dhjetra ndertime te tjera te periudhes romake dhe bizantine.
Turqit shkaterruan gjithçka dhe nuk ndertuan asgje, prandaj nuk kemi çfare te ruajme prej tyre. Pllaka e Sulejmanit eshte shume e parendesishme per t'u quajt monument kulture. Mbishkrimi i saj na kujton vetem se ka patur sulltan dhunues qe shkaterron kalate dhe renegate qe pas pushtimit i meremetojne ato. Ai mbishkrim na kujton me pare barbarine e pushtimit dhe pastaj rikthimin e kalase ne funksionim.
mesazh
Zj.Ministre ne nuk kemi frike nga monumentet e kultures as nga monumentet e antikultures. Duhet kuptuar me thelle problemi dhe nuk ka kush nevoje per thirrjet tuaja as te askujt. Historianet duhet te pyeten dhe te bejne punen qe u takon dhe jo politikanet. Ju edhe ne se jeni politikane, sot jeni njeri politik dhe gjykoni per perfitime te castit dhe sikur po beni "namin" me kete a ate objekt. Mbi deren e kalase se Lezhes nuk ka pse te vihet pllaka qe deshmon se kalane e ka riparuar sulltan Sulejmani, as perandor Oktaviani, as car Dushani. Riparimi nuk eshte bere per te ruajtur identitetin e banoreve autokton te meparshem qe e kane ndertuar, por pushtuesi, pasi e ka shkaterruar kalane, ka vrare njerez vendas me shumice, ka djegur e shkaterruar pasurite e tyre, e ka rindertuar kalane per ta pasur si mbrojtje per ushtrine e tij pushtuese, nga sulmet e panderprera te drejta te vendasve te cilet megjithse ishin pushtuar, asnjehere nuk jane nenshtruar, por e kane kerkuar me arme lirine e humbur. Nuk duhet humbur e zhdukur asgje nga e kaluara. Po ne rastin konkret aty mund te vihej po te dihej ndertuesi i pare, po kurre rindertuesi, duke ditur te gjithe qellimet. Prandaj ata qe kane vepruar disi ne menyre te pa kulture, e kane bere kete akt, sepse jane irrituar edhe nga nje veprim i juaj a po i njerezve tuaj pa mend e pa kulture historike. Duhet te hiqet e te vihet brenda kalase aty ku rrine si ne muze disa objekte te koheve te ndryshme qe deshmojne dicka nga e kaluara.
Te pakten gjate dy mije
Te pakten gjate dy mije vjetesh histori e shkruar edhe ne territorin e Shqiperise kane ndodhur pushtime te gjithefarshme. Te gjitha kane lene gjurmet e tyre te zeza. Cdo pushtim ka si qellim qe te realizoje synimet e pushtuesit qe kryen kete kunder nje tjetri per interesat e veta. Kushdo e kupton se askush nuk jep jete njerezish te races, shtetit, kombit a kujtdo tjeter te tij per te realizuar interesat e atij te cilin e pushton. Te gjitha perandorite dhe jo vetem keto, por edhe pushtues si fiset barbare e te tjere te shumte te eger e barabare sa edhe perandorite e te gjitha llojeve gjate shekujve, kane synuar jo vetem shfrytezimin ekonomik e strategjik te Shqiperise, por edhe tjetersimin e etnise, te kultures e te gjithckaje shqiptare-arbereshe-ilire etj. dhe mbjelljen e fares se vet te rraces, te kultures, te fese e te cdo gjeje te veten. Historianwt duhet te kthehen sa te mundin ne kohen e ngjarjeve historike dhe t`i shohin e t`i shkruajne ato ne perputhje me ate kohe, me vleren a antivleren ne ate kohe, pa i pare ato as me dashuri as me urrejtje. E solli kete rast per te thene dy fjale pllaka qe eshte vene mbi deren e kalase se Lezhes, me emrin e Sulltan Sulejmanit si riparues (keshtu me duket mua, se nuk e kam pare vet, por sic thone te tjeret). Pra eshte riparues e jo projektues as ndertues i saj me parate e tij. Te gjithe pushtuesit per te realizuar qellimin pushtues kane shkaterruar pothuaj gjithcka, ashtu sic kane vrare e djegur njerezit dhe pasurite e vendasve qe pushtoheshin, pastaj ktheheshin e i riparonin objektet e rendesishme qe i duhen atij per te pwerjetesuar pushtimin. Riparimi i saj eshte bere per interesat e perandorise pushtuese. Pllaka nuk duhet te jete askund ne ballet e ne mure perjashta sepse nuk ia shton vlerat kesaj keshtjelle, perkundrazi. Por nuk eshte e arsyeshme as te zhduket. Ajo eshte e vertete, por vendi qe ze ne kete kala mesjetare kjo pllake eshte krejt e parendesishme. Riparimi i saj nuk eshte bere per ta perjetesuar kete kala si kala mesjetare ilire, dukagjinase-arberore-shqiptare e tj. por per te mbrojtur ushtrine perandorake pushtuese prej qendreses se perhershme te banoreve autokton, te cilet megjithse te pushtuar, asnjehere nuk jane nenshtruar,prandaj kane synyar qe te riftiojne lirine e humbur. Si rrjedhim ne nuk kemi pse t`ia "dhurojme askujt te vecante," aq me pak nje pushtuesi se na paska "dhuruar" nje kala a po nje tjeter objekt. Cdo gje send, gur apo dru, kocke a po lekurw, i gedhendur apo jo por qe deshmon dicka nga e kaluara, nuk duhet te zhduket, por duhet vendosur sipas rendesise ne nje vend si nje ekspozite muzeale per historine e objektit qe eshte edhe pjese e historise se kohes te nje vendi. Mjerisht ne shquhemi per shkaterime te nejpasnjeshme te se kaluares te rendesishme e te parendesishme.Edhe keto 25 v ite bandat e erresires kane shkaterruar djersen e mundin e qindra mijerave njerez qe me djersen, gjakun e eshtrat e tyre kane ndertuar shumcka ne vendint tone gjate shekullit te njezete. Per rastin konkret mendoj se problemet qe kane te bejne me historine e sekaluares, duhet te pyeten e te vendosin specialistet e fushave perkatese e jo te flasin njerez politikane te cilet ne shumicen e rasteve jane analfabet ne fushat e ndryshme te shkencave.
-
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1009626329059262&set=a.392401470...
Add new comment