te ardhurat
Biznesi i vaksinës/ Pfizer, 65 miliardë dollarë në dy vjet
Gjashtëdhjetë e pesë miliardë dollarë në dy vjet nga shitja e vaksinës Covid. Kjo është shuma që Pfizer pret. Analistët, të cilëve u referohet La Stampa, parashikojnë shitje në masën 36 miliardë dollarë deri në fund të vitit dhe 29 miliardë të tjera vitin e ardhshëm.
Bien të ardhurat nga tvsh, buxhetit i mungojnë 11.2 mld lekë
Financave u mungojnë 11.2 miliardë lekë, ose rreth 91 milionë euro nga plani i të ardhurave për këtë vit. Sipas Monitor, zëri me realizimin më negativ është TVSH, që sjell një të tretën e të ardhurave në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi.
Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë
Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.
Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.
Formulë e re tatimi gjithëpërfshirës, llogariten të ardhurat përveç pagës
Qeveria ka menduar nëj formulë të re për të taksuar tatimin mbi të ardhurat. Nuk do të llogaritet më si tatim mbi pagën, por do të quhet tatim mbi të ardhurat e integruara dhe do të të përfshijë edhe të ardhurat dytësore bazuar në përqindjet e tatimit progresiv. Formula që do të shoqërohet me propozimin e një ligji të ri u bë publike gjatë diskutimeve për paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë
Serialet turke, 2 miliardë dollarë deri në vitin 2023
Një industri e vërtetë. Turqia ka hyrë në botën e televiizionit me një numër të madh serialesh që janë kthyer në suksese të vërteta në disa vende. Mes tyre edhe Shqipëria ku serialet turke janë dukuri mbarë shoqërore, të konkurueshme vetëm nga dalldia e tallavasë.
Të ardhurat, në buxhet mungojnë 4 miliardë lekë për 10 mujorin
Qeveria e rishikoi buxhetin e vivit 2016, por sërish të ardhurat janë me defiçit sa i përket parashikimit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjatë 10 mujorit mblodhën 4 miliardë lekë më pak se parashikimi. Tatimet dhe doganat mbajnë peshën kryesore në këtë mosrealizim, në fund të dhjetëmujorit, ato grumbulluan 3.6 miliardë lekë më pak, ose rreth 30 milionë euro më pak se plani.
"TemaTv"
Ndarja e re territoriale nuk jep efekt në rritjen e të ardhurave
Ndarja e re territoriale administrative nuk është shoqëruar me përmirësim të administrimit fiskal, ashtu siç ishin edhe pritshmëritë. Të ardhurat nga pushteti vendor rezultojnë me një mosrealizim prej 1.2 miliardë lekësh për 7 mujorin e këtij viti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-gusht, nga pushteti vendor janë mbledhur 9.1 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë që ishte planifikimi, me një realizim të planit prej vetëm 88%. Me mosrealizim rezultojnë edhe të ardhurat nga renta minerare raporton Ora News.
Buxheti me 18.2 miliardë lekë sufiçit, pak investime
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë të pesëmujorit 2016. Sipas njoftimit zyrtar, pesëmujori i parë i vitit 2016 ka shënuar një performancë tejet të mirë të të ardhurave të cilat në total, kanë rezultuar 163.8 miliardë lekë, me një realizim 100% të planit të periudhës. Përmirësim ka edhe në shpenzimet buxhetore.
Thesari i Shtetit: U rritën të ardhurat 7.4%, ranë shpenzimet 8.4%
Sipas të dhënave paraprake të Thesarit të Shtetit, të ardhurat buxhetore në 4 muajt e parë të vitit ishin rreth 1.09 miliardë dollarë, ose 7.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa shpenzimet ishin rreth 950 milionë dollarë, ose 8.4% më pak se vjet. Si rezultat, deri në fund të prillit, kemi patur një suficit buxhetor prej rreth 140 milionë dollarësh (në të njëjtën periudhë vjet, kishim një deficit buxhetor prej 30 milionë dollarësh).
Të ardhurat tatimore-doganore në 3-mujorin e parë, 17.3% më të mëdha se një vit më parë
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.
Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.