Serialet turke, 2 miliardë dollarë deri në vitin 2023

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 12:00

Një industri e vërtetë. Turqia ka hyrë në botën e televiizionit me një numër të madh serialesh që janë kthyer në suksese të vërteta në disa vende. Mes tyre edhe Shqipëria ku serialet turke janë dukuri mbarë shoqërore, të konkurueshme vetëm nga dalldia e tallavasë.

Në këtë kuadër producentët turq kanë identifikuar një mundësi të mirë biznesi, teksa deri në vitin 2023 parashikohet që nga shitja e serialeve apo telenovelave të arkëtohen 2 milirdë dollarë. Kjo bëhet e ditur nga agjencia turke "Anadolu Agency", e cila i ka marrë një prononcim, kreut të trupës profesionale të prodhimit të filmit, Metin Tunçtürk.

Sektori i dramës turke është i hapur ndaj botës dhe ka shanse të bëhet një lokomotivë për shpërthimin ekonomik, kulturor të vendit. Turqia nuk është një vend që importon filma dhe seriale televizvë në dollarë. Sot serialet turke janë shitur afërisht në 200 vende dhe disa pej tyre janë vlerësuar rreth 250 mijë dollarë për episod. Eksporti vjetor i serialeve turke kanë kaluar tashmë 200 milionë dollarë. Objektivat janë më të mëdhaja në këtë industri

tha ai.

Serialet turke janë shumë popullorë në Lindjen e Mesme, Amerikën Jugore dhe Europën Jugore, një kategori kjo që kërkon studime për të kuptuar se pse këto rajone bashkohen në këto shije. Nuk është pa domethënie edhe fakti se bumin më të madh nga serialet turke e ka patur “Sulejmani i Madhërishëm” që është parë nga 250 milionë njerëz. Janë të dhëna që kuptohen fare mirë në Shqipëri, mjafton të kujtohet sesi ky serial u bë çështje e kulturës së përditshme duke iu afruar edhe referencave që ka ngulitur Kinostudio shqiptare. 

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-targets-2-bln-from-tv-series.asp...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.