bashkia sarande
Bashkia Sarandë, njoftim në Facebook: Veprime me tolerancë zero për të ndarë turizmin nga bagëtitë
Pazari Rama - Idrizi, PDIU-ja merr nënkryetarin e Bashkisë Sarandë
Është marrëveshje vlerash. Kështu thonë të gjithë, por a ka vlera pa dhurata? Jo. Edhe marrëveshja mes Edi Ramës dhe Shpëtim Idrizit është materializuar së fundmi me caktimin në postin e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë të Robert Piro, kryetar i degës së PDIU-së në këtë qytet. Ndërkohë që priten shpërndarje të reja postesh në nivel drejtori, LSI-ja ka nisur praktikisht fushatën elektorale duke ofruar vende pune.
Bashkia Sarandë miraton pjesëmarrjen në konsorciumin për rajonin Vlorë – Gjirokastër
Bashkia e Sarandës ka miratuar në mbledhjen e datës 29 korrik pjesëmarrjen e saj në konsorciumin për zhvillimin e rajonit Vlorë – Gjirokastër. Kjo ishte hera e dytë që projektvendimi shqyrtohej në mbledhjen e këshillit dhe kësaj radhe ka kaluar. Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, deklaroi sse konsorciumi është një formë e partneritetit publik –privat, në të cilin përfaqëismi i saj, pra Bashkisë, do të jetë mee 10% të aksioneve. Koka tha se konsorciumi mundëson marrjen e kredive të mëdha, apo financimin e projekteve, që përndryshe nuk do të mund të realizoheshin.
Rikthehet ideja e konsorciumit me Bashkinë e Sarandës?
Ideja e pjesëmarrjes së Bashkisë Sarandë në një shoqëri aksionere, e quajtur “Koncorsium për zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër”, do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti më 29 korrik. Lajmi bëhet i ditur nga një media lokale, “Saranda Web”, sipas së cilës “projektvendimi ndodhet në Këshillin Bashkiak”.
Anashkalim dhe shkelje e ligjit si standard – që nga restaurimi i kryeministrisë e deri te busti i Clinton në Sarandë
Një media lokale e Sarandës, “sarandaweb.net”, raporton se Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka miratuar – me propozim – të kryetares së bashkisë, Floriana Koka – vendosjen e një busti të Hillary Clinton, në bulevardin kryesor të qytetit. Meqenëse koha dhe nervi për të debatuar për monumentet që ngremë, një formë e ngurtësuar e kujtesës së të ardhmes, nuk ekziston, mbetet që vëmendja të transferohet te prcedurat dhe transparenca. Ja si po procedohet për bustin e Clinton, sipas “sarandaweb.net”: