Kukan
"Akuzat për Ballën shumë serioze"
Kryeministri u ndje i turpëruar nga sjellja e opozitës në Bruksel, ku eurodeputetët u njohën me akuzat e PD-së për Taulant Ballën. Përkundrejt injorimit që zoti Rama kërkon t'i bëjë "ndërkombëtarizimit" të çështjes Balla, është fakt se eurodeputetët nuk i kanë marrë edhe me aq shaka akuzat.
Zgjerimi, raportime jo realiste për Ballkanin
Pozicioni i BE-së ndaj zgjerimit nuk pasqyron një raport realist mbi progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe retorika që përdoret përkon me një mendësi që ndoshta i shkon për shtat këtyre vendeve.
Kukan: Po mundohemi t’i mbushim mendjen Bashës për dialog. Rama bëri lëshime serioze
Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, i ka dhënë sot një intervistë gazetares së RTSH Arta Tozaj. Siç raporton televizioni publik në këtë intervistë Kukan ka hedhure kritika për kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk është shumë i disponueshëm për dialog. Më poshtë disa përgjigje të z. Kukan:
Ndarjet politike reflektohen edhe në BE, përplasje Kukan-Fleckenstein për dërgimin e Vettingut në Kushtetuese
Ndarjet politike për Shqipërinë janë reflektuar edhe në Bruksesl. Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein janë përplasur për ligjin e Vetingut. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka venë në pikëpyetje domosdoshmërinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese me Komisionin e Venecias për ligjin e Vetingut.
Z. ministër i Brendshëm! Po Eduard Kukan kujt lobi kriminal i shërben?
Që hashashi një ditë mund të bëhet edhe simbol i buqetës së të sapomartuarve këtë tanimë e dinë të gjithë. Por është një gjë se ekziston një e vërtetë informale dhe krejt tjetër kur ajo artikulohet si shqetësim publik. Shqipëria, kjo republikë droge dhe krimi, ka në krye një ministër të Brendshëm, i cili formalisht ka epror një kryeministër, të cilët sa herë vjen puna te droga mohojnë përmasën e realitetit të saj.
Kur shkruajnë apo filmojnë gazetarët ka heshtje, ose thjesht izolim. Kur akuzon PD-ja këtu kemi të bëjmë me makinerinë e baltës apo me kundërtezën e Lazaratit.
Të gjithë e dinë që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe
Trafiku i drogës nga Shqipëria është kthyer në çështje të debatit të brendshëm politik, nisur dhe nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane. Debati kulmoi me rrëzimin e avionit Piper në Ishëm, megjithatë qeveria nuk pranon se ka toleruar apo që segmente të strukturave shtetërore të bashkëpunojnë me trafikun. Ndonëse në pozita jo fort të favorshme ajo që e mban lart moralin e qeverisë është heshjta e ndërkombëtarëve dhe kryesisht e ambasadës amerikane.
Kukan – Fleckenstein: Ka mundësi për miratimin e reformës në drejtësi. OMN, rol mbikëqyrës
Faktorit ndërkombëtar për miratimin e reformës në drejtësi i janë bashkuar sot edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përmes një deklarate postiar në profilin tuiter të Kukan. “Na vjen keq që propozim- kompromisi i fundit i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive.
Kukan kundër votimit të njëanshëm të reformës në drejtësi
Eurodeputeti Eduard Kuka u shtohet zërave që janë kundër një votimi të njëanshëm të reformës në drejtësi. Ai është shprehur se një avancim pa konsensusin e palëve do ishte i gabuar, duke thënë se aktualisht nuk ka ngut për ta votuar vetëm me kartonat e njërës palë. “Duke patur parasysh natyrën e vështirë të reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe që forcat politke meritojnë përshëndetjet tona që po ndërrmarrin një reformë të tillë, më duhet të them, që është e nevojshme që të gjitha forcat politike të përfshihen në marrjen e vendimit të finalizimit të reformës në drejtësi.
Shuhen shpresat për hapjen e negociatave në vjeshtë, mesazh i qartë nga Brukseli
Me sa duket optimizmi i kryeministrit Rama, dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës nuk e pastrojnë mazhorancën nga njolla e kriminalitetit dhe kësisoj do t’i kushtojnë Shqipërisë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian në vjeshtë. Pas seancës dëgjimore me ambasadoren e BE-së në Shqipëri Romana Vllahutin dhe shefen e misionit vëzhgues të zgjedhjeve Odri Gllover, dy raporterët e Komisionit të Jashtëm të parlamentit Europian, Knut Flekenshtein dhe Eduard Kukan e bënë të qartë se pa dekriminalizimin nuk ka avancim në rrugën drejt BE-së.