Të gjithë e dinë që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe
Trafiku i drogës nga Shqipëria është kthyer në çështje të debatit të brendshëm politik, nisur dhe nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane. Debati kulmoi me rrëzimin e avionit Piper në Ishëm, megjithatë qeveria nuk pranon se ka toleruar apo që segmente të strukturave shtetërore të bashkëpunojnë me trafikun. Ndonëse në pozita jo fort të favorshme ajo që e mban lart moralin e qeverisë është heshjta e ndërkombëtarëve dhe kryesisht e ambasadës amerikane. Të gjithë e dinë që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe dhe këtë e pohoi eurodeputeti Eduard Kukan në një deklaratë nga Brukseli.
"Jam shumë mirë i informuar për këtë çështje. Çështja e drogës është një problem gjigand për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirëshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Eshtë një çështje shumë e madhe dhe mendoj se duhet të vihen në dispoziscon të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë",-theksoi Kukan.
Kjo deklaratë vërteton faktin se ndërkombëtarët janë në dijeni të situatës, por kanë zgjedhur të heshtin për të mos rënduar edhe më shumë pozitat e qeverisë.
Add new comment