Ndarjet politike reflektohen edhe në BE, përplasje Kukan-Fleckenstein për dërgimin e Vettingut në Kushtetuese
Ndarjet politike për Shqipërinë janë reflektuar edhe në Bruksesl. Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein janë përplasur për ligjin e Vetingut. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka venë në pikëpyetje domosdoshmërinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese me Komisionin e Venecias për ligjin e Vetingut.
Por raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Kukan i ka kujtuar Fleckenstein, se është vetë Bashkimi Europian që i kërkon Shqipërisë dhe vendeve aspirante të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit, si një parim bazë të ndarjes së pushteteve.
"Ne duam të shohim zbatimin e reformave indivduale dhe në terren. Për proçesin e Vettingut jam shumë kurioz të mësoj nëse ka diçka antikushtetuese. Dua të dij më shumë nëse Gjykata Kushtetetuese duhet të kërkojë vërtet mendimin e Komisionit të Venecias për t’u shprehur mbi ligjin e Vetingut"-theksoi Fleckenstein.
Por Eduard Kukan ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe e ka gjetur tërësisht në përputhje me normat demokratike dërgimin në Kushtetuese të Ligjit të Vettingut.
"Asnjë nuk mund të kritikojë partinë demokratike pse ka dërguar ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Eshtë e drejta e tyre dhe është tërësisht ok. Jemi ne që tê njêjtën kohë ju themi juve që të respektoni pavarësinë e gjykatave. pasi është një parim bazë. Gjykatat dhe Gjykata Kushtetuese në Sllovaki kanë dhënë disa vendime që janë krejtësisht të papelqyeshme, por ne duhet t’i respektojmë ato. Pra, në rastin e Shqipërisë, duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese"-theksoi Kukan.
Por Kukan dhe Fleckenstein ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të 2017, të cilat sipas tyre përbëjnë njê testi të vërtetë për kulturën politike demokratike nê vend dhe për ecurinë e vendit në integrimin europian. Thënë ndryshe, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipërisë do t'i duhet tê presë edhe më gjatë pêr hapjen e negociatave të anëtarësimit raporton Abc News.
Add new comment