"Akuzat për Ballën shumë serioze"
Kryeministri u ndje i turpëruar nga sjellja e opozitës në Bruksel, ku eurodeputetët u njohën me akuzat e PD-së për Taulant Ballën. Përkundrejt injorimit që zoti Rama kërkon t'i bëjë "ndërkombëtarizimit" të çështjes Balla, është fakt se eurodeputetët nuk i kanë marrë edhe me aq shaka akuzat.
Për këtë është vetë zoti Rama që ka lënë shteg me përpjekjet për të mohuar përfshirjen në grupin e tij parlamentar të njerëzve me rekorde kriminale. Këmbëngulja e PD për ligjin e dekriminalizmit e nxori zbuluar shumicën socialiste që u detyrua të heqë nga grupi deputetë si Armando Prenga e Arben Ndoka. E njëjta gjë ndodhi edhe me Elvis Rroshin, mbrojtje deri në fund nga kryeministri, ndonëse letrat vërtetuan të kundërtën.
Pas takimit në Bruksel të Stabilizim-Asocimit dhe stigmatizimit të opozitës nga kryeministri si "komshiu" që të nxjerr bojën", qëndrimi i eurodeputetëve kritikon bojkotin e mbledhjes nga deputetët e PD, por akuzat konsiderohen serioze.
Ja si e sheh Eduart Kukan situatën me PD dhe kryetarin e grupit socialist.
Ne morëm disa të dhëna, sipas të cilave, kolegët tanë të Partisë Demokratike kanë evidentuar disa probleme lidhur me bashkëdrejtuesin e seancës, Taulant Balla. Ata erdhën në takim dhe bënë një deklaratë për këtë. Ato që ata evidentojnë janë akuza shumë serioze. Dhe ata vazhdojnë të thonë që marrin gjithnjë e më shumë informacione lidhur me ato që ata i quajnë “ aktivitete kriminale” të Taulant Ballës.
Sipas tij sado serioze të jenë gjërat, kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamentin Europian.
Add new comment