gazi

Gazprom ndalon furnizimin me gaz përmes Ukrainës

Postuar në 01 Janar, 2025 11:48

Kompania ruse “Gazprom”, ka ndaluar tranzitimin e gazit përmes Ukrainës duke nisur nga sot, 1 janar 2025. Si shkak për vendimin është bërë ajo që kompania e cilëson si refuzim të Ukrainës për të zgjatur marrëveshjet e tranzitit, çka nga ana e vet ka çuar në “pamundësimin teknik dhe ligjor” të “Gazprom” për të vijuar furnizimin.

Kryeministri sllovak Fico, drejt Moskës për zgjidhjen e krizës së gazit rus që tranziton nga Ukraina

Postuar në 21 Dhjetor, 2024 14:28

Më 1 janar të vitit 2025 njoftohet se ndalon kalimi i gazit rus përmes Ukrainës. Kjo për shkak se Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjasë më kontratën pesë vjeçare të tranzitimit të gazit rus drejt Europës, një vendim që paralajmëron krizë.

Dimri i butë shpëton Europën

Postuar në 08 Mars, 2024 10:21

Evropa po del nga stina e dimrit me një vëllim rekord të gazit të magazinuar, i cili i ka kthyer çmimet sërish në nivelet e para krizës.

Skema e furnizimit ka ndryshuar shumë në raport me atë të dy viteve më parë, kur tregtarët dhe politikëbërësit ishin të shqetësuar për mungesat e mundshme të gazit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin plot 62% më 5 mars krahasuar me një mesatare prej 41% në të njëjtën peridhë në vitet midis 2011 dhe 2020.

"Nëse na cenohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte"

Postuar në 31 Gusht, 2023 14:39

Hungaria dhe Serbia do ta konsiderojnë sulm çdo ndërhyrje në tubacionet e gazit që vijnë nga Rusia. Në një bisedë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kujtoi rastin e sabotimit të Nord Stream, të cilin Hungaria e cilësoi akt terrorist dhe mungesën e një reagimi të fortë të Gjermanisë e quajti "manifestim të mungesës së sovranitetit".

Norvegjia tërhiqet nga koncesionet, tubacionet e gazit do të shtetëzohen në përfundim të kontratave

Postuar në 28 Prill, 2023 13:33

Norvegjia do të shtetëzojë pjesën më të madhe të rrjetit të tubacioneve të gazit, kur shumica e  koncesioneve ekzistuese të mbarojnë në vitin 2028. Në një njoftim të premten, Ministria e Naftës dhe Energjisë tha se qëllimi është forcimi i kontrollit mbi infrastrukturën kryesore.

Norvegjia është bërë furnizuesi më i madh i gazit në Evropë, pas rënies së flukseve të gazit rus, të cilin ajo e shpërndan nëpërmjet një rrjeti tubacionesh që shtrihen rreth 9 000 km.

Bullgaria merr akses në terminalet turke të gazit

Postuar në 04 Janar, 2023 17:11

Bullgaria ka marrë sot akses në terminalet turke të gazit duke zëvendësuar kështu furnizimin me gazin rus, ndërprerë për shkak të sanksioneve.

WWF kundër eksplorimit të Greqisë: Gazi nuk ka të ardhme

Postuar në 10 Nëntor, 2022 19:57

Kërkimet e Greqisë për gaz në detin e vet territorial kanë sjellë në vëmendje dobinë dhe vlerën e strukturës aktuale të funksionimit të sistemit industrial mbi hidrokarburet. Pas njoftimit të Athinës zyrtare se do të nisë kërkimet në perëndim të Peleoponezit dhe Kretës, grupimi ndërkombëtar World Wide Fund, ka reaguar duke vënë në dukje se varësia e krijuar nga hidrokarburet prodhon edhe kostot e tanishme të energjisë.

Qeveria italiane miraton ndërtimin e terminalit të Piombinos

Postuar në 25 Tetor, 2022 20:20

Qeveria e Giorgia Melonit në Itali ka miratuar ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm në Piombino të Toskanës që presupozohet se do të çlirojë vendin nga varësia prej gazit rus. Por edhe për të mbajtur nën kontroll çmimet për biznesin dhe familjet italiane. 

Gazi rus në Europë përmes Turqisë

Postuar në 19 Tetor, 2022 19:15

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se vendi i tij do të ndërtojë një nyje ndërkombëtare të furnizimit me gaz të Europës. Duke folur në Parlament, Erdogan ka vënë në dukje se gazi rus, aktualisht nën sanksione nga BE, do të mund të kalojë nga Turqia.

Putin: Të gatshëm të furnizojmë me gaz Europën përmes linjës së mbetur të Nord Stream 2

Postuar në 13 Tetor, 2022 01:18

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të nisë furnizmin me gaz të Europës përmes linjës së mbetur të gazsjellësit Nord Stream 2. Duke folur në Javën Ruse të Energjisë, Putin ndër të tjera citohet të jetë shprehur se: 

Pages

Subscribe to RSS - gazi