Qeveria italiane miraton ndërtimin e terminalit të Piombinos
Qeveria e Giorgia Melonit në Itali ka miratuar ndërtimin e një terminali të gazit të lëngshëm në Piombino të Toskanës që presupozohet se do të çlirojë vendin nga varësia prej gazit rus. Por edhe për të mbajtur nën kontroll çmimet për biznesin dhe familjet italiane.
Njësia e depozitave detare dhe të rigazifikimit kundërshtohet nga aktivistët e mjedisit dhe pushteti lokal, por qeveria ka ecur përpara duke dhënë një zgjidhje për një situatë që po bëhet akute. Plani u konceptua nga qeveria e Mario Draghit, tregues domethënës se Meloni nuk po ndërmerr aventura për çështje kritike është fakti se ish-ministri i Energjisë i Draghit, Roberto Cingolani, është caktuar aktualisht këshilltar i kryeministres për ta ndihmuar në këtë proces.
Edhe kreu i ENI-t, Claudio Descalzi ka deklaruar se vendi ka nevojë absolute për njësinë në fjalë për të përballur krizën e vitit “shumë kompleks 2023”. Njësia pritet të bëhet funksionale në muajin mars 2023.
Add new comment