Kryeministri sllovak Fico, drejt Moskës për zgjidhjen e krizës së gazit rus që tranziton nga Ukraina
Më 1 janar të vitit 2025 njoftohet se ndalon kalimi i gazit rus përmes Ukrainës. Kjo për shkak se Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjasë më kontratën pesë vjeçare të tranzitimit të gazit rus drejt Europës, një vendim që paralajmëron krizë.
Në lidhje me këtë, presidenti serbe Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se sipas informacioneve të tij, çështja pritet të trajtohet në Moskë ku do të shkojë kryeministri sllovak, Robert Fico. Ky i fundit ka paralajmëruar se bllokimi i gazit rus nga Ukraina do të krijojë probleme ekonomike për Sllovakinë që ka interes për të blerë gaz të lirë rus.
Një vizitë e një kryeministri të BE-së në Moskë do të dëmtonte autoritetin e BE-së duke sinjalizuar kontestime edhe për politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, nisur nga marrëdhëniet ekonomike të disa vendeve me Kremlinin. Vendimi i tanishëm i Ukrainës i jep një kuptim të ri incidentit të organizuar me gazsjellësin në Balltik, vite më parë, për të cilin u akuzuan përfaqësues të shërbimeve ukrainase. Keq apo jo, ngjan se Kievi ka gjetur se me çfarë të bëjë shantazh.
Add new comment