WWF kundër eksplorimit të Greqisë: Gazi nuk ka të ardhme
Kërkimet e Greqisë për gaz në detin e vet territorial kanë sjellë në vëmendje dobinë dhe vlerën e strukturës aktuale të funksionimit të sistemit industrial mbi hidrokarburet. Pas njoftimit të Athinës zyrtare se do të nisë kërkimet në perëndim të Peleoponezit dhe Kretës, grupimi ndërkombëtar World Wide Fund, ka reaguar duke vënë në dukje se varësia e krijuar nga hidrokarburet prodhon edhe kostot e tanishme të energjisë.
Gazi nuk ka të ardhme. Nuk mund të vihet në dukje me forcë mjaftueshëm fakti se përballja me krizën energjetike kërkon inovim politik dhe planifikim afatgjatë të qëndrueshëm dhe të barabartë ëpr energjinë dhe jo vendime politike afatshkurtra, të imponuara dhe të dëmshme për natyrën dhe njerëzit
citohet reagimi i organizatës në fjalë.
Sipas saj qeveria greke ka shkelur detyrimet e veta pasi ka kryer vëzhgime sizmike që më 25 tetor dhe jo këtë javë siç pretenon, çka përbën dhunim të specifikimeve ministeriale për kryerje vëzhgimesh në dimër për shkak të ndikimit mjedisor.
Add new comment