Vjosa Osmani

Lajmi te qëndrimet e Vjosa Osmanit në Bruksel

Postuar në 17 Qershor, 2023 15:09

Ka qarkulluar sot një lajm mbi qëndrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me korrespondentë politikë në Bruksel, sipas të cilit ajo shfaqet me një ton pajtes me faktorin ndërkombëtar perëndimor. 

Në Prishtinë nuk i mirëkuptojnë qëndrimet proserbe të Tiranës zyrtare

Postuar në 27 Shtator, 2022 12:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të qartë se me Shqipërinë ka dallime në qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme lidhur me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani kritikoi hapur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mirëkuptimin e pozicionit të Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë.

Kosovë, në krye të listës së Vetëvendosjes del Vjosa Osmani

Postuar në 03 Shkurt, 2021 11:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike për garën elektorale të 14 shkurtit. Listës së Lëvizjes Vetëvendosje do t’i prijë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila  garon me numrin 2 në këtë listë. Edhe pse Kurti tha se nuk do të tërhiqet nga lista e kandidatëve, tashmë e para figuron Vjosa Osmani, ish-nënkryetarja e LDK-së, e cila ka krijuar një nismë të vetën politike dhe ka bashkuar forcat me Vetëvendosjen.

Vizito më shpesh Shqipërinë se i stresove hajdutët!

Postuar në 20 Dhjetor, 2020 15:08

 

Dikur ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se atë mund ta akuzojnë për çdo gjë, por jo për të korruptuar. Dhe në fakt ky është dallim i madh, themelor në referimin politik të ditëve të sotme. Dukuria “Tsipras”, e politikanit kundër sistem, nuk është shembull vetëm në Greqi. Italia, Ukraina, Trump vetë përfaqësojnë njëfarësoj raste të tilla. Por siç e dimë, me ardhjen e tyre në pushtet, sistemi askund nuk u vu në diskutim. Thjesht sistemi asimiloi edhe të tjerë përveç atyre që de facto i emëron.

Për herë të parë Kosova nuk duartrokiti, por kërkoi diçka në Tiranë

Postuar në 19 Dhjetor, 2020 02:35

 

Vështirë se gjen dot një rast kur ndaj një zyrtari të lartë të një shteti tjetër të jetë lëshuar një serial shkrimesh dhe sulmesh mediatike, si ky me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Sulmet kanë autorësi fillestare kampin socialist, posaçërisht kryeministrin Edi Rama, që përfaqëson në kuadër të kësaj vizite një episod kompleksi personal dhe incidenti. Kompleksi sepse mbajti një takim të mbyllur aty ku në raste të tjera ka dashur të përqafohet dhe incidenti kur mungoi në seancën ku zonja Osmani mbajti një fjalë.

Vjosa Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

Postuar në 17 Dhjetor, 2020 13:26

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes dy shteteve shqiptare nuk duhet të ketë tra që i ndan.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie, ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera Osmani.

Subscribe to RSS - Vjosa Osmani