vuhan

Origjina e Covid-19/ Gjurmohet rasti më i hershëm në Kinë

Postuar në 19 Nëntor, 2021 09:22

Prej pothuajse dy vjetësh, origjina e virusit SARS-CoV-2 mbetet mister dhe burim tensioni mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rasti i parë i njohur COVID-19 ishte një shitës tregu në qytetin kinez Vuhan dhe jo një kontabilist që dukej se nuk kishte lidhje me tregun, por rasti i të cilit kontribuoi në spekulimet se virusi mund të kishte dalë nga laborator. Ky konkluzion del në një studim amerikan të publikuar në Science Magazine.

Planet për eksperimentet me koronavirusin para se të përhapej në gjithë botën

Postuar në 22 Shtator, 2021 10:37

Shkencëtarët në Wuhan kanë pasur në plan një eksperiment me koronavirusin, që në vitin 2018. Sipas propozimit që është bërë në atë kohë për aplikimin për grante, virusi do të lëshohej në ajër në popullatat e lakuriqëve në Kinë për t’i imunizuar kundër sëmundjeve që mund të kalonin te njerëzit.

Dokumentet e reja tregojnë se vetëm 18 muaj para se të shfaqeshin rastet e para të Covid-19, studiuesit kishin paraqitur planet për të lëshuar nanogrimca që depërtojnë në lëkurë dhe që përmbajnë "proteina të reja kimerike të koronavirusit" në lakuriqët e shpellave në Yunnan, Kinë.

Pikëpyetje të reja mbi origjinën laboratorike të SARS-CoV-2

Postuar në 07 Shtator, 2021 18:16

SHBA ka financuar studime mbi koronaviruset, që janë kryer në Institutin e Vuhanit, në Kinë, atje ku në fund të 2019-s nisi pandemia që do të pushtonte më pas gjithë botën. Aleanca EcoHealth, një organizatë shëndetësore me qendër në SHBA përdori paratë federale për të financuar hulumtimin e koronavirusit të lakuriqëve.

SARS-CoV 2 u gjenerua me paratë e amerikanëve? Katër argumentet e Faucit

Postuar në 24 Korrik, 2021 23:23

Anthony Fauci ishte ndër më të sulmuarit nga skeptikët e Covid-19 që në nisje të pandemisë. Si drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), Fauci ka mbështetur gjithnjë përdorimin e maskave dhe ndërtimin e imunitetit përmes vaksinave. I fundit në listën e kritikëve të Faucit është senatori Rand Paul, i cili e akuzoi Fauci se po i përdor taksat e amerikanëve për eksperimente me virusin e lakuriqëve, që mund të bëhen të rrezikshme për njerëzit. Ai e akuzoi Faucin se ka gënjyer Kongres për një projekt të tillë.

“Asnjë “gabim” nuk ka dalë nga laboratori në Vuhan”

Postuar në 15 Qershor, 2021 14:57

Virologia kineze, Shi Zhengli, shkencëtare në Institutin e Virologjisë në Vuhan, hedh sërish poshtë hipotezën se virusi SARS CoV 2 mund të ketë dalë nga laboratori ku punonte ajo. Në një intervistë për “New York Times”, ajo mohon që tre prej punonjësve të këtij laboratori të jenë sëmurur në nëntor të 2019, duke shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, siç pretendojnë agjencitë amerikane të inteligjencës. “Nuk kemi pasur asnjë rast. Nëse ju i keni, më jepni emrat që t’i verifikoj”.

Laboratori i Vuhanit: Mostrat e CoVid-19 i morëm më 30 dhjetor

Postuar në 24 Maj, 2020 13:54

Ekipi menaxherial i laboratorit të virologjisë në Vuhan të Kinës është prononcuar për herë të parë rreth CoVid-19 dhe spekullimeve se ai origjinoi në këtë njësi. Kreu i laboratorit, Wang Yanyi e ka cilësuar shpikje të pastër akuzën se virusi është krijuar në laborator.

Në Vuhan nuk ka më të infektuar me koronavirus

Postuar në 26 Prill, 2020 13:18

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Covid-19.

“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.

Subscribe to RSS - vuhan