Origjina e Covid-19/ Gjurmohet rasti më i hershëm në Kinë

Postuar në 19 Nëntor, 2021 09:22

Prej pothuajse dy vjetësh, origjina e virusit SARS-CoV-2 mbetet mister dhe burim tensioni mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rasti i parë i njohur COVID-19 ishte një shitës tregu në qytetin kinez Vuhan dhe jo një kontabilist që dukej se nuk kishte lidhje me tregun, por rasti i të cilit kontribuoi në spekulimet se virusi mund të kishte dalë nga laborator. Ky konkluzion del në një studim amerikan të publikuar në Science Magazine.

Kontabilisti, i cili mendohej se ishte personi i parë me COVID-19, raportoi se simptomat e tij të para u shfaqën më 16 dhjetor, disa ditë më vonë se sa dihej deri tani, thuhet në studimin e Universitetit të Arizonës.

Konfuzioni u shkaktua nga një problem dentar që ai kishte në 8 dhjetor.

"Shfaqja e simptomave të tij erdhi pas rasteve të shumta në punëtorët në Huanan Market, çka e bën një shitëse femër të ushqimeve të detit, rastin më të hershëm të njohur, me fillimin e sëmundjes më 11 dhjetor", thuhet në studim.

Sipas hulumtuesve, shumica e rasteve të hershme simptomatike në Vuhan ishin të lidhura me tregun, veçanërisht me seksionin perëndimor ku rakunët ishin të mbyllur në kafaz. Kjo forcon provat se origjina e pandemisë ishte tregu i kafshëve të gjalla.

Një studim i përbashkët nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë vit përjashtoi teorinë se COVID-19 e kishte origjinën në një laborator, duke thënë se hipoteza më e mundshme ishte se ai infektonte njerëzit në mënyrë natyrale, ndoshta nëpërmjet tregtisë së kafshëve të egra.

Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga OBSH kaloi katër javë brenda dhe në periferi të Vuhanit dhe konkludoi në një raport të përbashkët në mars se virusi SARS-CoV-2 ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët te njerëzit përmes një kafshe tjetër, për llojin e së cilës duhen studime të tjera për ta zbuluar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shikoni se mos virusi koronal e ka origjinen qysh ne tetor-nentor ne Vuhan, kur u bene lojrat olimpike te ushtarakve nga shume shtete te botes! Biles ka mundesi, qe eshte eksperimentuar nder njerez te ndryshem ne perendim qysh ne dimrin e 2017-18-es, ku 'gripi' i ketij sezoni zgjati shume dhe mori ne boten tjeter me miliona njerez ne vendet perendimore!

Submitted by Pinoku (not verified) on

Mos je gje antar i Byrose Politike te Partise Komuniste Kineze ti nony? Nga ata qe u sterviten ketu ne Shqiperi, mesuan Shqip dhe shkuan te udheheqin Revolucionin Boteror?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo, une rri prane atyre -ku ben pjese dhe ti- qe rrine e kontrollojne internetin mbare e prape per ndonje kritike ndaj perendimit dhe identifikojne kritikuesit, te pakenaqurit dhe "konspiracionuesit"!

Submitted by Pinoku (not verified) on

Ti e ditke ku bej pjes une, po pyetjes sime iu shmange. E pask ndergjegjen pak te piste, po s'prish pune, mjafton te kesh trute ne vend dhe mos iu ndaj proletareve, po bashkohu me te tjere dhe vazhdoni revolucionin boteror.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.