Në Vuhan nuk ka më të infektuar me koronavirus
Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Covid-19.
“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.
Në Vuhan janë regjistruar 46.452 raste të Covid-19, që është 56 për qind nga numri i të infektuarve në Kinë. Në këtë qytet vdiqën 3.869 njerëz që është 84 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Kinë.
Deri tani në Kinë janë evidentuar 82.827 persona të infektuar me Covid-19 ku 4.632 kanë vdekur ndërsa 77.394 janë shëruar
Add new comment