infeksioni

Përhapja e sëmundjeve infektive ushqen regjimet autoritare

Postuar në 21 Shtator, 2021 22:46

Sipas psikologëve, përveç sistemit tonë fiziologjik imunitar kemi edhe atë të sjelljes: një kod sjelljeje të pavetëdijshëm që na ndihmon të qëndrojmë pa sëmundje, përfshirë frikën dhe shmangien e njerëzve të panjohur – rrjedhimisht ndoshta edhe të infektuar. Kur rreziku i infeksionit është i lartë, kjo sjellje e "stresit parazitar" rritet, duke u shfaqur potencialisht si qëndrime dhe madje edhe modele votimi që mbështesin konformitetin dhe refuzojnë "grupet e huaja" - një tipar thelbësor i politikës autoritare.

Në Vuhan nuk ka më të infektuar me koronavirus

Postuar në 26 Prill, 2020 13:18

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Covid-19.

“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.

Do na fusë në burg, por si?

Postuar në 14 Prill, 2020 21:23

Shumica parlamentare ka miratuar së fundmi, ose ndoshta ka ndarë mendjen të miratojë normat e reja të legjislacionit penal për gjendjet e epidemisë. Një ndër pikat e diskutuara është edhe përhapja e infeksionit, infektimi i tjetrit që mund të sjellë vdekjen etj..
Pra kur veprimet kryhen me qëllim. Mirëpo si do të provohet një gjë e tillë? Duhet parë ligji pasi aty mund të gjesh edhe shpjegimet, por sërish ngjan abusrde të nisësh një proces të tillë që nuk verifikohet. Në fund të fundit unë mund ta kem sëmundjen dhe nuk e kam përhapur. Si vallë do të dënohem? 

Koronavirusi i ngjashëm me SARS. Në Kinë raportohet një tjetër person i vdekur

Postuar në 20 Janar, 2020 16:23

Kina ka njoftuar zyrtarisht se virusi i ngjashëm ne SARS është përhapur thuajse në të gjithë vendin përfshirë kryeqytetin Pekin.

Sot është raportuar se ka vdekur një person i tretë nga 140 raste të raportuara se janë prekur nga ky virus.

Fillimisht coronavirusi u konstatua në qytetin Wuhan dhe po aty janë raportuar shumë shpejt 136 raste të tjera që ngjajnë shumë në simptoma me Sindromën e Rëndimit Akut të Frymëmarjes – SARS, nga e cila vdiqën 650 persona në vitin 2012.

 

Superbakteri  çon në vdekje një grua në SHBA. U rezistoi të 26 antibiotikëve në përdorim

Postuar në 13 Janar, 2017 22:27

Një grua e moshës 73 vjeçare nga Nevada ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni, bakteret shkaktare të të cilit i rezistuan të 26 antibiotikëve që përdoren në SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/66/wr/mm6601a7.htm?s_cid=mm6601a7_e

Kontrolli dhe përdorimi i zjarrit, përgjegjës për tuberkulozin te njerëzit e parë?

Postuar në 27 Korrik, 2016 00:16

Tuberkulozi është infeksioni bakterial më vrasës mes njerëzve. I tillë ka qenë për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot të jetë problem jo i vogël. Shkencëtarët besojnë se kjo sëmundje nisi mes njerëzve dhe jo mes kafshëve, një karakteristikë e veçantë e këtij infeksioni të cilit nuk i dihet origjina.

870 të prekur nga HIV –AIDS në Shqipëri. OBSH sugjeron futjen e testit të shpejtë në paketën e shërbimit parësor

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 16:05

Shqipëria renditet ndër vendet me prevalencën më të ulët të të prekurve nga virusi i HIV-AIDS. 870 të tillë, mes të cilëve 40 fëmijë. Ky është numri që identifikon Ministria e Shëndetësisë dhe që u ripublikuan në Ditën e Luftës kundër HIV-AIDS, në një aktivitet ku morën pjesë edhe përfaqësues të OKB-së. David Saunders, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara a.i., dhe Përfaqësuesi i UN Ëomen kërkoi futjen e testit të shpejtë në paketën bazë të shërbimit parësor, “një mënyrë edhe për të për të mësuar lindjet e fëmijëve me Hiv”.

Subscribe to RSS - infeksioni