shqiptaria
Një ithtar i shqiptarisë
Emisioni i Marin Memës për popullsinë e Dropullit ka provokuar një debat në të cilin janë përfshirë edhe ekspertë të fushës, historianë e gjuhëtarë. Debati është zhvendosur në një mjedis higjenik - revista online “Peizazhe të Fjalës”- ku mundet të lexosh parashtrime të ndryshme mbi një temë jo të lehtë.
Me 300 firma gazetarët mund të shpallin minoritetin që duan
Arian Çani ka shqetësuar të gjithë shqiptarët e vërtetë me deklaratën e tij se i gjithë Ballkani ka qenë helen. Me shqiptarë të vërtetë kemi parasysh ata që e kanë bezdi të mendojnë para se të flasin, që kur flasin na rrëfejnë një shqipe të mjerë, kur shkruajnë na kujtojnë se gjithë njerëzimi do ketë patur dikur vetëm një gjuhë dhe vetëm kur qeshin e tradhëtojnë veten për mirë.
Shqiptaria si fe civile
Një nga parullat më të njohura të Rilindjes Kombëtare, që madje mund të konsiderohet si motoja e lëvizjes kombëtare shqiptare, është vargu i Vaso Pashës “feja e shqyptarit asht shqyptaria”. Parulla përgjithësisht është kuptuar si një thirrje nacionaliste për bashkimin rreth idesë së kombit dhe për të mos lejuar përçarjen dhe grindjen midis shqiptarëve për arsye të përkatësive të tyre fetare.
“Ti nuk je asgjë, populli është gjithçka”
Magjinë e futbollit e kanë përjetuar edhe të tjerë para nesh. E ka përjetuar Gjermania në vitin 1954 dhe e quajtën: “Das Ëunder vom Bern“. Është saktësisht si një paralele magjia që po përjetojmë Ne me magjinë e Gjermanisë së mbas luftës, ku njerëzit nuk orientoheshin dhe kishin probleme indetiteti. Ndodhi “Mrekullia e Bernës“ ku Gjermania e gjermanët dolën me moton: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Gjermaninë”. Dhe me sentencën që gjëmon sot e kësaj dite kundër politikanëve: “Ti je një hiç, populli është gjithçka”.
"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”
Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.