Me 300 firma gazetarët mund të shpallin minoritetin që duan
Arian Çani ka shqetësuar të gjithë shqiptarët e vërtetë me deklaratën e tij se i gjithë Ballkani ka qenë helen. Me shqiptarë të vërtetë kemi parasysh ata që e kanë bezdi të mendojnë para se të flasin, që kur flasin na rrëfejnë një shqipe të mjerë, kur shkruajnë na kujtojnë se gjithë njerëzimi do ketë patur dikur vetëm një gjuhë dhe vetëm kur qeshin e tradhëtojnë veten për mirë.
Deklarata e Çanit nuk ka asnjë të pavërtetë. Ballkani ka qenë dikur Helen dhe kjo është e vërtetë dhe mund të kuptohet nga ata që nuk e ngatërrojnë termin Helen me grek, ku i pari është kulturor, i dyti etnik apo që tregon kombësinë.
Fundja edhe vetë Roma dikur përjetoi një fazë helenizimi dhe për këtë ne kemi shkrime të të autorëve të njohur botërisht. Kaq depërtues ishte helenizmi dhe kaq forcë qytetëruese kishte ai.
Problemi në këtë rast nuk qëndron në replikën ndaj Çanit, që në fund të fundit do ta konsiderojnë se i thotë këto që thotë se “atë emision ka”. Problemi është tek ata që marrin kurajo të flasin për disa gjëra për të cilat duhet të flasin të tjerë. Mirëpo e lë shqiptari i vërtetë të kalojë kështu një deklaratë të tillë? Kurrë.
Gazeta “Tema” i ka gjetur punë vetes këtë të djelë, duke rrëmuar si kundërshtare safi të Çanit…Rovena Stefën. Këngëtaren. E cila paska shkruar në Facebook se Çani është antishqiptar. Kemi Çanin që vetë e krruajti, tani gjetëm Stefën, këngëtare me formim solid në historinë intuitive, apo historinë me vesh për aq sa kuptohet nga statusi i sjellë dhe bam: Lajmi u bë. Stefa i përgjigjet Çanit. I cili mundet të jetë duke fjetur apo ngrënë paçe për qejf të vet.
Kështu ne kuptojmë përmes “gazetës më të lexuar” se këtu shqiptaria nuk e lë helenizmin të thotë çfarë të dojë. Qetësohet njeriu i shkretë kur sheh se paska akoma shqiptarë të vërtetë dhe mbi të gjitha media që nuk heqin dorë nga misioni i tyre patriotik.
Po tani çfarë do thotë Çani? Ku i dihet? E vërteta po del në shesh: Ballkani ka qenë Helen ndoshta për Çanin, por Rovena Stefa dhe gazeta “Tema” provojnë se ai është shqiptarizuar në disa pjesë. Aq shumë madje sa nuk ia gjen dot kuptimin. Ka p.sh gazetari të tillë gjetiu? Ka patur? Kurrë! Dhe ne dimë vetëm këto që lexojmë, pasi po të dinim çfarë thuhet në kafene dhe në Pazar, Helenizmi do ishte vetëm në imagjinatën e njerëzve si Çani.
Shpresa është e madhe në këtë vend sidomos me ligjin e ri për pakicat. Fundja 300 firma gazetarësh mund të mblidhen tani apo edhe këngëtarësh e të kërkojnë të shpallen çfarëdo lloj gjëje që të duan në këtë vend laramanësh ku e mira ka lënë vetëm bajgat që në fillim si dhe një mentalitet që e has kudo, romë, evgjitë, shqiptarë, grekë e arumunë.
Comments
Eh, une nuk jam historian, po ca histori e kam bere ne shkolle.
Shume nga moderatoret e emisioneve televizive marrin persiper te flasin per subjekte qe mesa duket nuk i zoterojne ne nivelin e duhur. Kur Cani (nje prej ketyre moderatoreve) leshon pohimin "gjithe Ballkani ka qene helen", mbase nuk eshte i vetdijshem qe po leshon nje te pavertete. Nuk eshte ceshtja ketu se Rovena Stefa, apo shqiptaret e vertete sic pershkruhen ketu, do te fillojne te nxjerrin tym nga hundet e flake nga goja per ta shpallur Canin filogrek, apo antishqiptar, sepse edhe ata qe e bejne kete pune bejne nje gabim te ngajshem me ate te Canit, sepse pohimi i Canit edhe sikur te ishte i vertete nuk do te mund t'i hiqte as edhe nje ashkel Shqiperise se sotme, apo patriotizmit shqiptar, midis te tjerave edhe per ato arsye qe permenden me shkrimin me siper. Cani ben gabim thjesht se ajo qe thote ai nuk eshte e vertete historike, sepse ILIRET nuk ishin HELENE, MAQEDONASIT nuk ishin HELENE, THRAKASIT nuk ishin HELENE, per te permendur vetem disa prej fiseve jo helene qe kane populluar Ballkanin qe nga kohet me te lashta, disa prej tyre madje para dhe krahas me helenet. Edhe pse eshte e vertete qe helenizmi mund te konisderohet si nje atribut kulturor, eshte po aq e vertete qe fiset helene e dallonin qarte vehten e tyre nga te tjeret qe nuk flisnin HELENISHT (nuk po them greqisht, per te evituar keqkuptimet) duke i quajtur keta BARBARE, duke i dhene HELENIZMIT edhe nje atribut etnik. Pra kaq mjafton per te pohuar ne mos gje tjeter, qe Arjan Cani ke thene nje pasaktesi gjigande, por qe ne kuadrin e Canizmit mund te duket edhe lilipute ne krahasim me brockullat gjigande te tjera qe keput Cani.
Ballkani osman
Me e vertete se kjo do ishte shprehja Ballkani ka qene i gjithi osman. Asnjehere i gjithi helen... Cani ne fakt do te thote se ka qene grek, por as greket e sotem s kane lidhje me helenet.
Ballkani eshte edhe sot osman
Ballkani eshte edhe sot osman.
Add new comment