“Ti nuk je asgjë, populli është gjithçka”
Magjinë e futbollit e kanë përjetuar edhe të tjerë para nesh. E ka përjetuar Gjermania në vitin 1954 dhe e quajtën: “Das Ëunder vom Bern“. Është saktësisht si një paralele magjia që po përjetojmë Ne me magjinë e Gjermanisë së mbas luftës, ku njerëzit nuk orientoheshin dhe kishin probleme indetiteti. Ndodhi “Mrekullia e Bernës“ ku Gjermania e gjermanët dolën me moton: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Gjermaninë”. Dhe me sentencën që gjëmon sot e kësaj dite kundër politikanëve: “Ti je një hiç, populli është gjithçka”.
Dhe me të vërtetë kjo është histori. Histori ishte dhe është ringritja e Gjermanisë që nisi nga futbolli dhe sot e kësaj dite politikat e zgjuara e kanë kthyer në një bateri pozitive për popullin. Ishte koha ku Gjermania përjetonte një depresion kombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. Futbolli i dha shpresë dhe rilindje e sot e kësaj dite pompohet patriotizmi dhe shpirti i ekipit dhe tifozëve me moton: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Gjermaninë”.
Janë berë filma e muzikale të suksesshëm edhe pse ka kaluar një gjysmë shekulli, por simboli i “Das Ëunder von Bern“ jeton dhe frymëzon akoma edhe sot e kësaj dite.
Magjinë e dyte e kam përjetuar vetë në vitin 2014 në Kampionatin Botëror ku shoqëria gjermane katapultoi në një format tjetër tolerence. Magjike është cilësuar, se magji ishte euforia, energjia pozitive, emocionet ishin të prekshëm ku shoqëria me të vërtetë u katapultua në një ebene tjetër dhe jo më kot u quajt: “Përrallë vere 2014”. Çdo gjë kaloi si në përrallë ku dominonte toleranca njerëzore e mirësia.
Edhe ky kampionat për shqiptarët do të quhet mrekulli dhe magji kur shikon në të gjitha qytetet makinat me flamuj shqiptarë që nuk ndjehen të kompleksuar dhe janë çelur e përshëndeten me njëri- tjetrin pa u fshehur që janë shqiptarë. Si një ikonë kombëtare, Kombëtarja e futbollit na elektrizoi të gjithëve. Na ngjallën shpresën e shqiptarizmës dhe na mbushën me emocion ku kamera shëtiste në oqeanin e kuq të tifozëve dhe të gjithë me veshjen kombëtare, me dorën në zemër, këndonin himnin, e bashkë me ekipin të gjithë shqiptarët e planetit. Dhe jemi krenarë për ju se na përçoni një energji kaq pozitive dhe të nevojshme, duke na formatuar e katapultuar në një mrekulli tjetër si vizion e shpresë.
Simbolika që u përçua si ekip dhe si tifozë është: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Shqipërinë", ndaj edhe turpërohesh nga sporti i politikës e të vjen ndërmed slogani i Gjermanisë së pas luftës: “Ti je një hiç, populli është gjithçka“. Është një mesazh ku me anë të futbollit ne marrim formë konkrete pa u fshehur dhe themi me krenari: “Ne jemi Shqiptaria. Nderim Kombëtares që na kthyet krenarinë”.
Comments
Add New Comment
Te lumte miku im,komenti eshte perfekt dhe ska vend per koment
Citim skandaloz i panevojshem i Adolf Hitlerit!!!
“Ti je një hiç, populli është gjithçka“ nuk eshte fare slogan i Gjermanise se rilindur pas luftes se dyte boterore.
Ky citat eshte i Hitlerit kur morri pushtetin me 1933 (qe ka mundesi te jete ri-citim i huazuar prej nje rivali):
https://en.wikiquote.org/wiki/World_War_II#1933
Kjo fraze e bere famshme prej Hitlerit, ka qene nje nga motot e artise naziste dhe forcave SS gjate tere periudhes.
Permendja e kesaj fraze te trishtuar eshte e pavend, e pamenduar dhe e panevojeshme. Jo mire keto eksese patetizmi per nje ndeshje futbolli qe evokojne nocione te gabuara dhe deformime te historise.
Nje nga simbolet me te vjeter
Nje nga simbolet me te vjeter te njerzimit eshte kryqi qe pervetsoj Hitleri. Eshte simboli i jetes dhe Nazismi e vodhi ashtu sic ka vjedhur diktatori yne zitime te rilindjes….
Add new comment