bindja demokratike
Zgjedhjet nisin pa standarde. Regjistrohet në shkelje të ligjit partia e Astrit Patozit
Farsa elektorale e zgjedhjeve të 30 qershorit është plotësuar me regjistrimin jashtë ligjit të partisë së Astrit Patozi, Bindja Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga militantët e Partisë Socialiste ka votuar pro regjistrimit si subjekt zgjedhor të saj, duke prodhuar një akt administrativ që me gjasë do të ankimohet. Ka nisur kështu procesi zgjedhor me shkelje të hapura që shkojnë përtej anomalisë që prodhon bojkoti i opozitës.