kpk

"Kompleksi Kastrati" i KPK-së/Fshehu deri në Gjykatën e Lartë financimin e marrë nga AlBSIG

Postuar në 22 Korrik, 2024 01:48

BIRN raporton për një sjellje që njollos Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Financues i një aktiviteti të këtij institucioni, realizuar - dhe kjo është kurioze - në "Marina Bay" në Vlorë në vitin 2021, është një kompani sigurimesh në pronësi të Shefqet Kastratit. Lajmi nuk është thjesht ky: lajmi është se KPK e ka fshehur emrin e sponsorizuesit duke u përballur me agjencinë e lajmeve deri në Gjykatën e Lartë. 

Kush e sponsorizoi KPK për aktivitetin në resortin luksoz në Vlorë?

Postuar në 24 Maj, 2024 22:02

Një kompani private ka sponsorizuar një aktivitet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një resort luksoz në Vlorë. Aktiviteti është mbajtur kohë më parë në « Marina Bay Resort ».

Gazetari i “Birn”, Edmond Hoxhaj, thotë se në të kanë marrë pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë pranuar të akomodohen në hotelin luksoz, në bazë të rregullores që kanë.

Turbo-vettingu i ligjit special dhe pasuria e paligjshme që nuk cenohet

Postuar në 11 Nëntor, 2019 12:39

Një kronikë e djeshme e TvT-së jep një pasqyrë të qartë të lodrave që bëhen me të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe armën kryesore të saj, vettingun. Një pyetje që shtrohet prej kohësh nga shumëkush është: të gjithë ata prokurorë apo gjyqtarë që dalin nga sistemi për pasuri të pajustifikuar do ta hedhin vetëm me kaq? Pyetja ka të bëjë me faktin se pasuria e pajustifikuar është e palogjshme dhe në abuzim të detyrës dhe më tej, me faktin tjetër se askush nuk po kujtoh

Bie kryegjykatësi i Sarandës

Postuar në 08 Janar, 2019 10:23

Alltun Çela, i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Sarandës u shkarkua sot nga detyra pasi u gjet me pasuri të pajustifikuar nga Komisioni i Vettingu-t.

ILDKPKI paraqiti  një raport pozitiv mbi pasurinë e gjyqtarit Çela, por ky konstatim u përmbys nga hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike dhe atë veting.

Ndërkombëtarët kërkojnë verifikime të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Postuar në 06 Gusht, 2018 18:03

Pas Bashkim Dedes që kryeson Gjykatën Kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Përmes një njofitmi, zyra e Komisionerëve Publikë bën me dije, se ONM ka rekomanduar apelimin e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë Zaganjorin.

Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë

Postuar në 31 Korrik, 2018 15:35

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.

Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.

Subscribe to RSS - kpk