Frroku

Kërkohet 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin e Rilindjes

Postuar në 16 Mars, 2017 15:00

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin demokristian të mazhorancës në pushtet. Pretenca u dha në seancën e sotme në ngarkim të Frrokut, pas një serie të gjatë seancash, ndërkohë që ish deputeti ka qëndruar në burg. Duke argumentuar kërkesën e vet, akuza kërkoi edhe 10 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.

Nuk i beson as vetë policisë

Postuar në 05 Maj, 2016 12:46

Kohët e fundit ka patur një debat mbi besueshmërinë e organeve ligjzbatuese në Shqipëri. Madje ky debat u përcoll si një përplasje mes policisë dhe prokurorisë që u shoqërua me deklaratat e Ministrit të Brendshëm se publiku ka më shumë besim te policia. Mirëpo ndalimi i Arben Frrokut turbulloi sërish ujërat e transparencës dhe besimit te policia, duke detyruar ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri të kërkojë hetim administrativ të veprimeve të policisë tek partnerët ndërkombëtarë.

Berisha vazhdon akuzat: Ardian Çipa, ushtar i Emiljano Shullazit. Edi Rama i dërgoi një njeri në Holandë Arben Frrokut

Postuar në 03 Maj, 2016 19:15

Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit ka vijuar edhe sot akuzat e rënda ndaj një prej oficerëve kryesorë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa. Në një intervistë për emisionin “Fakt”, në “syri.net”, Berisha e ka cilësuar Çipën si “një ushtar i Emiljano Shullazit”. Kjo një ditë pas një statusi që Berisha hodhi në Facebook ku akuzonte sërish Çipën. Nuk ka një deklaratë as reagim nga Policia e cila e gjen veten në pozicionin kur një nga drejtuesit e saj akuzohet direkt.

Mirela Ferracaku zëvendëson Mark Frrokun në Parlament

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 17:10

Pas largimit nga Kuvendi të Mark Frrokut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Mirela Ferracakut . Ajo i përket Partisë Kristian Demokrate të drejtuar nga Frroku dhe ka arsim të mesëm. Ajo ka punuar si ndihmësmjeke në komunën Bërdicë të Shkodrës dhe ka nisur aktivitetin në politikë me Frymën e Re Demokratike të drejtuar nga Bamir Topi. Ferracaku vjen në Kuvend pasi Frroku humbi mandatin për shkak të vendimeve të gjykatave.

Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh

Postuar në 20 Nëntor, 2015 10:29

Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.

“Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku kanë bërë krime dhe lëvizin të lirë”. Një mesazh për Tahirin?

Postuar në 17 Nëntor, 2015 16:53

Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë:  “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu.

Ikën Ndoka, vjen Ndocaj. Mandati i Frrokut shkon për “interpretim” në Kushtetuese

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:24

A quhet mungesë pa arsye për 6 muaj rresht kur je në burg? Kjo çështje ka detyruar Këshillin e Mandateve në Kuvend të rrëzojë kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, i cili ndodhet në qeli. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, për interpretimin e nenit 71 të Kushtetutës. Por nga ana tjetër Këshilli miratoi heqjen e mandatit të deputetit tjetër socialist, Arben Ndoka, i cili e dorëzoi mandatin para një muaji pas akuzave për përfshirje në prostitucion në Itali.

Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Postuar në 16 Tetor, 2015 15:44

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet.

Rrëzohet kërkesa e Frrokut për mbyllje të hetimeve, Gjykata e Lartë shtyn afatin

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:16

Gjykata e Lartë i dha të drejtë sot Prokurorisë që të hetojë edhe për 3 muaj të tjerë dosjen e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë e organit të akuzës ishte kundërshtuar nga avokatët e Frrokut, të cilët nga ana tjetër kërkojnë rishikimin e masës së tij të sigurisë.

Por pavarësisht se deputeti i PKD-së po qëndron prej 6 muajsh në paraburgim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi sot kërkesën e Frrokut, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë që të hetojë deri në fund të këtij vitit deputetin e akuzuar nga shteti belg për vrasjen e një bashkëkombasi të tij.

Rikthehet në krye të Interpol Tiranës Artan Bajraktari. Nuk e bënë dot “kokë turku”

Postuar në 13 Shtator, 2015 19:01

Artan Bajraktari është rikthyer në krye të Interpol Tiranës. I larguar disa muaj më parë, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristian-demokrat Mark Frroku, Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, pasi nuk gjeti asnjë shkelje detyre në vonesën dy ditore (brenda parametrave kalendarikë të punës së tij) të dërgimit të dosjes tek eprorët. Vetë Bajraktari hoqi dorë nga kërkesa që kishte bërë në Gjykatë për t’i shkuar deri në fund zbulimit të së vërtetës mbi largimin e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Frroku