Berisha vazhdon akuzat: Ardian Çipa, ushtar i Emiljano Shullazit. Edi Rama i dërgoi një njeri në Holandë Arben Frrokut

Postuar në 03 Maj, 2016 19:15

Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit ka vijuar edhe sot akuzat e rënda ndaj një prej oficerëve kryesorë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa. Në një intervistë për emisionin “Fakt”, në “syri.net”, Berisha e ka cilësuar Çipën si “një ushtar i Emiljano Shullazit”. Kjo një ditë pas një statusi që Berisha hodhi në Facebook ku akuzonte sërish Çipën. Nuk ka një deklaratë as reagim nga Policia e cila e gjen veten në pozicionin kur një nga drejtuesit e saj akuzohet direkt.
Më tej, Berisha, ka theksuar se ikja e Arben Frrokut nga Shqipëria u mundësua nga kryeministri Edi Rama, i cili u pa në turizmin e Pukës, i ulur me të. “Edi Rama nuk e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, që dëshmon se ekziston një bashkëpunim me krimin. Edi Rama i ka dërguar një njeri në Holandë Arben Frrokut. Frroku është një dëshmitar i tmerrshëm për Edi Ramën”, tha Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.