tradita
Nevoja për një traditë të re diskursive në Shqipëri*
Anglia, tradita, dallimet me Kontinentin dhe sensi historik
Intervista e mëposhtme sjellë me shkurtime, është dhënë nga filozofi Bertrand Russell më shumë sesa 50 vjet më parë. Ajo është pjesë e atyre që gazetari i BBC-së, Wodrow Wyatt që është edhe intervistuesi, i konsideorn trembëdhjetë dialogje që janë xhiruar në katër ditë pa parapërgatitje. Kemi shkëputur pjesën e quajtur “Anglia”, e cila përcjell mendime të Russel për historinë e Britanisë, për aktualitetin e viteve ’60, për rënien e Perandorisë dhe parashikimet për të ardhmen.
Kazma kundër historisë të kthehet kundër vetes
Mjafton që, si një heqje nervi, t’ia shkulësh një shoqërie kujtesën historike që ta kthesh atë në barbare. “Mjerë ai popull që e ka humbur kujtesën historike!”, psherëtihet atëherë. Mirëpo, “atëherë” domethënë vonë.
Në trashëgiminë tonë kulturore nuk ka asgjë mediokre
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, e krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj. Punime në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. , materiale të endura apo të qëndisura, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Këto punime artizanale, ngjallin interes të madh tek vizitorë dhe studiues të ndryshëm vendas dhe të huaj.
“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian
1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar. Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur.
Tabourida, tradita marokene e kalërimit me armë
Tradita e kalërimit është e vjetër në Marok. E tillë që bën pjesë në identitetin e këtij populli. Në vitin 2008 qeveria marokene vendosi krijimin e Kompleksit Mbretëror për Artet Kalorsiake dhe Tabourida(kalërimi dhe përdorimi i armës njëkohësisht). Në gusht të këtij viti festivali treditor mblodhi sërish meshkujt që garojnë në një aktivitet që imiton dhe kujton paradat e arabëve dhe berberëve të shekullit të 15-të. Gara konsiston me trupave 10-30 kalorësish - Sourba – që të veshur me rroba ceremoniale duhet të kalërojnë në grup dhe sipas sinjalit duhet të qëllojnë në ajër njëkohësisht.
Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër
“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës.
Shtetet kombëtare europiane nën presion
Kush do t'i bëjë të interesohen për njëri-tjetrin njerëz që nuk njihen dhe nuk kanë të bëjnë asgjë fare me njëri-tjetrin, duhet të mendojë diçka. Sepse shumica e njerëzve duan të jetojnë në grupe të qarta si familja, fshati, provinca. Çdo gjë që shkon përtej këtyre është për ta mjaft larg. Këtë gjë e mësuan ata politikanë gjermanë që donin të bashkonin në gjysmën e dytë të shekullit XIX principatat gjermane në një shtet të përbashkët. Shumica e bashkatdhetarëve të tyre, konstatuan se e kishin shumë të vështirë idenë e një Gjermanie të bashkuar.