“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian
1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar. Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur. Por Viola zgjodhi rrugën e padisë penale për Melodian.
Gjyqi bëri bujë aq sa edhe media në vende të tjera I kushtuan shkrime të posaçme. Melodia u dënua me 11 vjet bug kurse bashkëpunëtorët e tij me 7 vjet. Katër vajza siçiliane ndoqën më vonë shembullin e Violës e cila vetë, u martua në vitin 1968 me shokun e saj të fëmijërisë, Giuseppe Ruisi. Ajo ishte vetëm 20 vjeç dhe me këtë rast mori si dhuratë nga presidenti Italian i kohës, 40 dollarë dhe një udhëtim njëmujor falas me tren.
Më poshtë foto të kohës që përcjellin situatën që nga denoncimi e deri te gjyqi”
Add new comment