filippo melodia
“Jo” martesës me përdhunuesin. Historia e Franca Violas që theu kodin siçilian
1966, Siçili. Franca Viola, një femër e re përdhunohet. Tradita e kërkon që ajo të martojë përdhunuesin, por Viola refuzon duke deklaruar se ajo do martohet me atë që dashuron. Ajo lindi në Alcamo në një familje fermerësh. Në vitin 1963 nisi të frekuentohej me Filippo Melodia, një person me lidhje mafioze lokale, të cilin në fund e refuzoi. Melodia atëherë zgjodhi dhunën me idenë se tradita ishte me të dhe një ditë hyri me forcë në shtëpinë e saj bashkë me 15 të tjerë duke e dhunuar. Nëse të dy do të martoheshin atëherë nderi I vazjës vihej në vend dhe mashkulli quhej i falur.