Në trashëgiminë tonë kulturore nuk ka asgjë mediokre
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, e krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj. Punime në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. , materiale të endura apo të qëndisura, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Këto punime artizanale, ngjallin interes të madh tek vizitorë dhe studiues të ndryshëm vendas dhe të huaj.
Artistja Anila Zajmi është një nga ato që tek artizanati ka mbështetur gjithë punën e vet krijuese. Piktore dhe stiliste, çdo veshje që ajo modelon e mbështet pikërisht mbi tabanin popullor dhe artizanat.
Prerjet e thjeshta, format gjeometrike, koncepti avangard, materiali gati në konceptet tradicionale por në një formë të re, të ndërthurur me elemente të shkëlqyer që të kujtojnë dekoracionet e kostumeve, por në formë krejt tjetër janë në stilin e veshjeve të krijuara prej Zajmit.
Veshjet vijnë të kombinuara edhe me çanta të vogla me materiale tekstili dhe një karficë në kokë me lule dekorative, që janë vazhdim i veshjes, ndërsa pjesë e rëndësishme e veshjeve të stiluara prej Zajmit janë materialet e endura me dorë.
Zajmi vëren se artizanati sot është në një stad privat të një ekonomie të vogël shtëpiake dhe diçka e tillë bën që artizanët sot të gjenden në një periudhë të vështirë, që vë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e traditës nga brezat e rinj.
Linda Spahiu, me profesion mjeke pediatër, është gjithashtu një ndër ato gra që ka marrë përsipër ruajtjen e një pjese të artizanatit shqiptare, me aq sa të mundet. Prej vitesh, ajo zotëron një koleksion të tërë me veshje dhe bizhuteri të çmuara të artizanatit shqiptar, objekte të rralla, të cilat janë dëshmi e gjallë e kulturës dhe artit popullor. Edhe ajo ndan shqetësimin se sot ne po sillemi në mënyrë të pandërgjegjshme me artizanatin e Shqipërisë.
ostumi i 1920-ës i gruas katolike të Shkodrës është vetëm një ndër shumë kostumet e veçantë që gratë shqiptare kanë veshur ndër shekujsh dhe që janë një pasuri unike e trashëgimisë sonë kulturore.
Spahiu thekson se veshja ka qenë një investim shumë i rëndësishëm që shoqëronte momente të veçanta të jetës dhe evente sociale të tilla si dasma.
Për të është nevojë urgjente që në Shqipëri të ketë muze etnografikë për ruajtjen e objekteve artizanale dhe ndërkohë që bën thirrje për vëmendje te kjo pjesë e trashëgimisë pohon se ka pak shpresë se gjërat mund të rregullohen ashtu siç duhet.
Ndërkohë që problematikat me të cilat haset sot artizanati shqiptar nuk janë të pakta, po ashtu nuk mungojnë edhe artizanët, të cilët vazhdojnë të investojnë në punën e tyre me të njëjtin përkushtim si dhjetëra vite më parë. Një prej tyre është edhe rrobaqepësi Mexhit Lushi.
Tashmë 75 vjeç, Lushi pohon se ka filluar punën kur ishte 13 vjeç dhe që atëherë nuk ka ndaluar kurrë së ushtruari zanatin e tij.
I specializuar më tepër në qepjen e rrobave për burra, ai mendon se në ditët e sotme ka progres në mënyrën se si krijohen dhe qepen veshjet në jetën e përditshme.
Megjithatë, ai mendon se të rinjtë e vlerësojnë pak zanatin.
Të njëjtin mendim ndan edhe artistja Anila Zajmi.
Siç edhe Zajmi pohon, një ndër problematikat që has sot artizanati shqiptar është mosvazhdimësia e traditës prej të rinjve. Megjithatë ka dhe disa raste që ia vlen të përmenden.
Ndërkohë që një nga problematikat më të mëdha të artizanatit është vazhdimësia. Në dyqan gjen qeleshe të të gjitha trevave të Shqipërisë, por fuqia blerëse është e ulët. Ata që janë më të interesuarit për të blerë janë kryesisht turistët e huaj, por edhe ata vendas, të cilët i ofrojnë qeleshet si suvenir.
Blerësit më të mëdhenj janë turistët, por shumë zeje po mbyllen për shkak të mospërballimit të kostove.
Vetë artizanët pohojnë se tashmë nuk po dallohet më se çfarë është artizanat i pastër dhe çfarë është jo origjinale dhe kjo dëmton edhe imazhin e asaj çfarë është autentike.
Edhe Guni pohon se në pazarin e Krujës gjenden shumë prodhim kineze, ndërsa ka edhe qeleshe të Kosovës, një pjesë e të cilave kanë edhe përqindje gome brenda. Ashtu si artizanët, edhe studiuesit e fushës apo koleksionistët mendojnë se për të krijuar sisteme të vazhdimit të kësaj pune duhen politika shtetërore.
Vitet e fundit, shteti premtoi më shumë mbështetje për zhvillimin e artizanatit dhe ruajtjen e traditës në këtë drejtim. I tillë është edhe premtimi i bërë vetëm disa ditë më parë në prezantimine e Strategjisë për Artin dhe Kulturën nga Ministria e Kulturës, por në terren, deri më tani, artizanati vijon të mbetet peng i politikave të varfëra dhe të gjallojë në kuadrin e një ekonomie të vogël familjare.
TemaTv
Add new comment