shpyllezimi

Rregullorja europiane kundër shpyllëzimit rrezikon të nxisë kultivimin e kokainës

Postuar në 31 Mars, 2024 11:23

Diplomatë nga Amerika e Jugut paralajmërojnë Bashkimin Europian se legjslacioni i ri kundër shpyllëzimit, mund të sjellë shtim masiv të kultivimit të kokainës nga fermerët e kontinetit të ri. Rregullorja hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe ajo detyron fermerët e huaj të provojnë se nuk kanë përdorur terren të shpyllëzuar ose do të humbasin aksesin në tregun europian. Mirëpo ky legjislacion që udhëhiqet nga politikat për mjedisin, injoron realitetin e Amerikës së Jugut.

Sa na kushton shpyllëzimi

Postuar në 06 Prill, 2023 18:05

Pyjet tropikale në Amazonë i kursejnë sistemeve shëndetësore plot 2 miliardë dollarë në vit. Një studim i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment” ka përllogaritur kostot e shpyllëzimit, duke vlerësuar efektet në shëndetin publik.

Studiuesit matën kapacitetin e pyjeve për të thithur ndotjen e tymit nga zjarret që po përdoren qëllimisht për të krijuar tokë për bujqësi.

Ana e errët e industrisë së çokollatës

Postuar në 05 Tetor, 2017 10:17

Një investigim i bërë së fundmi hedh dritë mbi pasojat shkatërrimtare të industrisë së çokollatës mbi mjedisin. Një produkt që sillte xhiro deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe me konsum 3 milionë tonë. Industria kontrollohet në masë të madhe(50%) nga tri kompani: Olam, Cargill, dhe Barry Callebaut që tregëtojnë kakaon. Investigimi ka zbuluar se këto kompani kanë blerë kakaon, lënda bazë e çokollatës, edhe nga fermerë që kultivojnë në mënyrë ilegale dhe në zona të mbrojtura.

Subscribe to RSS - shpyllezimi