Rregullorja europiane kundër shpyllëzimit rrezikon të nxisë kultivimin e kokainës
Diplomatë nga Amerika e Jugut paralajmërojnë Bashkimin Europian se legjslacioni i ri kundër shpyllëzimit, mund të sjellë shtim masiv të kultivimit të kokainës nga fermerët e kontinetit të ri. Rregullorja hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe ajo detyron fermerët e huaj të provojnë se nuk kanë përdorur terren të shpyllëzuar ose do të humbasin aksesin në tregun europian. Mirëpo ky legjislacion që udhëhiqet nga politikat për mjedisin, injoron realitetin e Amerikës së Jugut.
Një numër i madh fermerësh të vegjël kanë qenë më parë prodhues së bimës së kokainës. Nëse ne do të kemi vështirësi të shesim kakao apo kafe në Europë, nuk mund të përjashtojmë mundësinë që këta prodhues të vegjël të kalojnë sërish drejt bimës së kokainës
citon “Politico” Luis Chávez Basagoitia, ambasador i Perusë në Bashkimin Europian.
Problemi me rregulloren nuk qëndron vetëm te kostot që shton, por edhe te fakti se injoron aspekte të tjera të zbatimit që sjellin mandej deformime në treg. P.sh nëse kompanitë ua lënë barrën e provës së kërkuar prodhuesve, atëherë do të jetë në shumë raste e pamundur që prova të sigurojë aksesin, për shkak të mosbesimit.
Rregullorja sipas ambasadorit peruan krijon edhe një paradoks me pasoja. Sipas tij, në vitet e shkuara, ushtritë e Perusë dhe Kolumbisë kanë përdorur kërpudhizimin ajror përmes glifosfatit për të shkatërruar plantacionet e kokainës çka ka shtyrë kultivuesit të hyjnë më thellë në xhungël. Mirëpo ata që u shndërruan nga prodhues kokaine në fermerë në tokat e kërpudhëzuara, do të konsiderohen si të papërshtatshëm për akses në tregun europian, meqenëse formalisht kultivojnë në terrene të shpyllëzuara. E gjitha kjo kur edhe në kushtet e tanishme raportohet se një vend si Belgjika p.sh, që e ka pjesë të identitetit ekonomik dhe kulturor çokollatën, po përballet me çmime në rritje që rrezikojnë shpërndarjen në territor të ndërmarrjeve të vogla që i japin gjallëri ekonomive lokale.
Add new comment