petrit imami
Një libër për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve
Një vepër e domosdoshme për të gjitha kërkimet e ardhme për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Kështu e quan agjencia serbe e lajmeve “B92” librin e Petrit Imamit, titulluar: “Serbët dhe shqiptarët përmes shekujve”. Tre vëllime, 1500 faqe me një qasje enciklopedike, mbushur me fakte dhe përshkrime – karakterizimi i librit në fjalë, publikuar shqip dhe serbisht është ndër më vlerësuesit. Imami, i lindur në Prizren por që ka jetuar në Beograd, vë theksin te lidhjet kulturore mes të dy popujve, duke dashur të largojë paragjykimet që janë ngritur në dekada propagandë.