emrat
Publikohen emrat e dhunuesve në Veri. Kurti: Gabimin e Listës Serbe nuk ka pse e paguan Kosova
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit. Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.
Nga Lindita dhe Mimoza tek Ajla dhe Aria
Instituti i Statistikave ofron në faqen e vet online një mundësi për të ballafaquar prirjet e shqiptarëve të Shqipërisë në përzjedhjen e emrave për fëmijët e tyre. P.sh në një rubrikë për emrat kryesorë të vitit të fundit, INSTAT na tregon se Amelia për femrat dhe Noel për meshkujt janë emrat më të preferuar.
Lista vijon me Ajla, Aria, Amelja, Leandra, Ambra, Klea apo edhe Aron, Joel, Roan, Amar, Mateo apo Alteo.
Reina dhe Dion janë në vend të dhjetë.
Japonia publikon emrat e pjesëtarëve të Njësisë 731
Japonia ka publikuar emrat e anëtarëve të Njësisë 731, e cila është e famshme për eksperimentet që kryente mbi civilët kinezë në vitet ’30-40. Njësia synonte zhvillimin e armëve biologjike dhe sipas dëshmive të publikuara, ajo përdorte njerëz për të testuar efektet e provave që bëheshin me bacilë të ndryshëm.
Zbardhen nga media emrat e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë
Vizion Plus ka publikuar sot paradite emrat e negociatorëve të palës shqiptare në marrëveshjen e detit me Greqinë. Lajmi ka dalë pak minuta pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka kthyer përgjigje ndaj presidentit të Republikës për kërkesat e tij për informacion. Vetë ministria u vu para faktit të kryer kur kryeministri bëri me dije dje se qeveria i ka kthyer përgjigje presidenti.
Sipas VP emrat e negociatorëve janë:
Lista e PD për zgjedhjet, ikin zërat kundër
Në limitet e kohës Partia Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e saj të kandidatëve për deputetë. Lista ka një ndërthurje të emave të njohur, por edhe prurjeve të reja. Në të janë përfshirë edhe aleatët e PD-së, si Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Vangjel Dule e Agron Duka. Bie në sy mungesa e ish-zërave kundër, Topalli, Bregu, Patozi. Ndërsa Sali Berisha është vendosur i pesti në listën e Tiranës.