Nga Lindita dhe Mimoza tek Ajla dhe Aria

Postuar në 27 Gusht, 2022 14:21

Instituti i Statistikave ofron në faqen e vet online një mundësi për të ballafaquar prirjet e shqiptarëve të Shqipërisë në përzjedhjen e emrave për fëmijët e tyre. P.sh në një rubrikë për emrat kryesorë të vitit të fundit, INSTAT na tregon se Amelia për femrat dhe Noel për meshkujt janë emrat më të preferuar.

Lista vijon me Ajla, Aria, Amelja, Leandra, Ambra, Klea apo edhe Aron, Joel, Roan, Amar, Mateo apo Alteo.

Reina dhe Dion janë në vend të dhjetë.

Kjo preferencë e vitit të fundit që mund të jetë edhe e pesë viteve të fundit, kontraston ndjeshëm – në kuptimin e origjinës së emrit – me atë që INSTAT e përfshin në kategorinë “Top 5 emrat sipas viteve” e ku figurojnë, Arben, Gëzim, Lindita, Mimoza dhe Shpresa. Matja nëse mund të shprehemi kështu nis që me vitin 1907 e deri në vitin 2017, duke ilustruar se nomenklatura e emrave të propozuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka numerikisht suksesin më të madh, ndoshta edhe pse rritja absolute e popullsisë në atë periudhë është më e madhe.

Për ta kuptuar më mirë evolucionin në përzgjedhje mund të bëhet kërkesa për emra tipikë të para 4 dekadave. P.sh në Shqipëri sot banojnë 2868 persona me emrin Hasan, 1902 Muharrem, 3704 Ali, 1695 Nexhmije, 1827 Sanije për të njohur kapërcim “qytetërimor” me 4171 Vera, 5029 Pranvera, 6067 Anila, 6296 Ilir, 3501 Ardian, 5139 Sokol e kështu me radhë.

Nëse do kërkojmë emra të nomenklaturës fetare, vihet re një statistikë interesante. P.sh tek emrat e besimit ortodoks figurojnë 1764 Spiro, 1775 Vangjel, 2998 Vasil, apo edhe 1871 Jani. Nëse do krahasojmë këto emra që janë përgjithësisht të vjetër edhe brenda suazës së komunitetit ortodoks me emrat e sipërpërmendur te komuniteti mysliman, do vëmë re se ndryshimet më të mëdhe në onomastikë vihen re të ky i fundit.

Tipikisht kjo vihet re edhe në komunitetin katolik nëse supozojmë se emrat e vjetër dhe karakteristikë përputhen me besimin fetar, apo përkatësinë tradicionale fetare. P.sh në Shqipëri aktualisht banojnë 2280 Zef, 550 Frrok, 522 Luigj, 1593 Nikolin, 1350 Anton.

Një emër “trend” si Andrea që thyen kufijtë e hasim në 3619 raste, diçka që kërkon kujdes në kontekstualizim.

Emrat tipikisht të lidhur me komunizmin ruajnë ende prani të madhe: Mariglen 3712, Vladimir 3316.

Harta e emrave është tregues josipërfaqësor i një prirjeje të shoqërisë përtë gjetur adresën e vet, apo sistemin e referimit dhe ajo merr shumë vlerë kur e vë rend krahasues me brezat paraardhës.

Emrat e shqiptarëve të Shqipërisë reflektojnë ndryshime të mëdha, kapërcime madje, që janë sa absurde aq edhe logjike në kuadër të zigzakes tonë të kulturës së elitave. Ajo na flet për një mendjelehtësi kaq serioze dhe mungesë identiteti të qëndrueshëm përderisa etiketat dallojnë kaq shumë. Do të ishte interesante të kishim një listë mbiemrash, pasi aty dallon më mirë se cila është hierarkia e trashëguar e kësaj shoqërie që tek emri ka gjetur një mënyrë për t’u fshehur, apo edhe për të shprehur miratimin naiv të “kohës që jeton”, por që tradhëtohet te kundërvënia me pjesën familjare.

Interesant është fakti se emri na jep edhe një të dhënë për atë që dikush do ta quante tregues patriarkalizmi pasi p.sh kemi 1286 Sose dhe 620 Mbarime, emra deklarativë të çiftit që njofton mëhallën se e mbylli me fëmijët dhe se priste djalë. Sa për modernet Aria, Ajla, Noel, Joel, këta patjetër që vijnë si ofertë turisitike, ekzotike madje për brezin e ardhshëm, nga prindër që duket se kanë menduar se kështu prodhojnë atë kartëvizitë qytetarie që nuk e patën vet. Pa folur për afektimin nga filmat. Në çdo rast, ta gëzojnë !

s.zaimi 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kete rrumpalle emrash e detyroi "njeriu i ri socialist" qe, shkaterroi zakonet e vjetra dhe prapanike me kazem dhe i sheshoi me lopate. Kane harruar te numerojne se sa individe kane emrin Klitor, apo se sa gra kane emrin Sida.
Mjafton te shikosh pertej kufirit te Kosovaret se debilizmi eshte akoma edhe me i thelle.
Emrat Atdhe, Popull, Puntorie, Pule, Fanol, Migjen, shkodran, dibran, kurvelesh, vlora, saranda, durrsian etj etj sundojne brezat e grupmoshave nga 40 vjec e deri ne 50. Pastaj nen 25 e poshte kemi Tonibler, gjorgjbush, veslikllark,ollbrajt etj etj.

Pastaj, kohet e fundit per nder te paraardhesve te tyre serb, emrin Milloshevic e kane rishkruar e Melos.
Melos (millosh) eshte trendi I Kosoves dhe Metohise.

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Ti qeke gjarper

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.