Zbardhen nga media emrat e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë
Vizion Plus ka publikuar sot paradite emrat e negociatorëve të palës shqiptare në marrëveshjen e detit me Greqinë. Lajmi ka dalë pak minuta pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka kthyer përgjigje ndaj presidentit të Republikës për kërkesat e tij për informacion. Vetë ministria u vu para faktit të kryer kur kryeministri bëri me dije dje se qeveria i ka kthyer përgjigje presidenti.
Sipas VP emrat e negociatorëve janë:
Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare, të dy bashkëkryetarë. Skapi përgjigjet për traktatet. Emrat e tjerë janë:
Artur Meçollari, si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes
Arsen Mullai, kreu i Flotës Detare
Viktor Doda, Drejtor i Shërbimit Gjeologjik, ish-Ministër i Energjetikës në qeverinë Nano
Aida Hajna Zv/Drejtore e Policisë
Ardjan Bylyku Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Elira Koka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë,
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë,
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë,
Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në MPJ dhe aktualisht është Ambasador në Londër.
Personat në fjalë do të ulen përvallë palës greke pasi presidenti të japë autorizimin për plotfuqinë(përditësuar)
Add new comment