Radosavljeviç
Zakoni i vjetër/Gjenerali serb: Nuk pati masakër në Raçak
Një gjeneral në pension i Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë së pas Dejtonit, Gorna Radosavljeviç, ka dhënë një intervistë në gazetën “Vecernje Novosti” përmes të cilës i kundërpërgjigjet njëfarësoj ish-kreut të misionit të OSBE-së, William Walker që deklaroi së fundmi se ka një projekt për bashkimin e shqiptarëve. Po kështu ishte Walker që shkruajti raportin në bazë të të cilit nisi sulmi i armatosur ndaj Serbisë në vitin 1999. Historia që rrëfen gjenerali në fjalë është e thjeshtë: sipas tij nuk kishte masakër. As ndonjë që del jashtë zakoneve të luftës.