Zakoni i vjetër/Gjenerali serb: Nuk pati masakër në Raçak
Një gjeneral në pension i Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë së pas Dejtonit, Gorna Radosavljeviç, ka dhënë një intervistë në gazetën “Vecernje Novosti” përmes të cilës i kundërpërgjigjet njëfarësoj ish-kreut të misionit të OSBE-së, William Walker që deklaroi së fundmi se ka një projekt për bashkimin e shqiptarëve. Po kështu ishte Walker që shkruajti raportin në bazë të të cilit nisi sulmi i armatosur ndaj Serbisë në vitin 1999. Historia që rrëfen gjenerali në fjalë është e thjeshtë: sipas tij nuk kishte masakër. As ndonjë që del jashtë zakoneve të luftës.
“Kjo mbështetet nga fakti se në librat e NATO-s për operacionet speciale studiohet ky rast i operacioneve të policisë serbe si një shembull sesi duhet reaguar ndaj terroristëve”, thotë gjenerali. Sipas tij misionet ndërkombëtare ishin njoftuar paraprakisht. Sipas tij nuk pati viktima civile, por vetëm njerëz në uniformë.
Mirëpo videot e treguara me Walker që sheh të vdekurit në një gropë tregon tjetër pamje, ndërkohë që në përmbledhjen e vet në faqen zyrtare, NATO e njeh ngjarjen e Raçakut si masakër mbi civilët(http://www.nato.int/cps/bu/natohq/topics_49602.htm).
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=05&dd=12&nav_id=10...
Add new comment