Kamenos

2015, Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE

Postuar në 26 Shtator, 2023 12:02

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1  në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.

Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis. 

Ustai i Athinës e hedh sërish lumin

Postuar në 16 Janar, 2019 22:57

Alexis Tsipras ia hodhi edhe kësaj radhe. Ai ka kaluar provën e mocionit të votëbesimit në Parlament pasi aleati i tij i djathtë, Kamenos u tërhoq nga qeveria. Me 151 vota pro dhe 148 kundër, Tsipras mbette në detyrë duke u përqendruar te vota për marrëveshjen e Prespës që pret ratifikimin nga Parlamenti grek.

Kjo është një votë për stabilitetin. Mora rrezikun duke treguar kuarjo politike sepse ajo që kemi përpara kërkon zgjidhje të qarta

tha Tsipras para votimit.

Kotzias padi kundër të gjithëve

Postuar në 05 Nëntor, 2018 17:35

Padi kundër të gjithëve pritet të bëjë ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, paralelisht le lëvizjen e re politike që ka ndërmarrë “Prato”. Gazeta “Estia” shkruan se Kotzias ka bërë gati dhjetra faqe padi për personat që kanë nxitur protesta apo mesazhe kërcënuese kundër tij.

Skandal me ministrin grek të Mbrojtjes, kapet në kazino

Postuar në 24 Shtator, 2017 16:47

Furtunë politike kanë shkaktuar në Greqi, disa foto të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në një prej kazinotë e Londrës kohët e fundit.Të gjitha partitë e opozitës kërkojnë sqarime me tone të larta ministrit dhe madje nënkryetari i Demokracisë së re, Adonis Georgiadis Demokracia e Re flet për  përgjegjësi penale të z. Kammenou.

Konfikti pritet të kulmojë të hënën në mëngjes në parlament, ku  pritet të fillojë puënën komisioni hetimor ndaj ministrit të Mbrojtjes për një bisedën të tij me një të dënuar për drogë.

Përplasje politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi

Postuar në 10 Gusht, 2017 11:41

Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar.  "Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanskionimin se Greqia është shtet ortodoks". Kështu dejklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë  ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.

Kamenos sqaron deklaratat për shqiptarët dhe aksin e krishterë

Postuar në 11 Maj, 2017 21:11

Shkaktuan valë reagimesh deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët ai tha se janë shumicë dhe për bindjen se Perëndimi duhet të krijojë një aks të krishterë si garanci për paqen. 18 deputetë konservatorë kërkuan interpelencë dhe shpjegime nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias nëse këto qëndrime janë edhe linja zyrtare e qeverisë greke.

Subscribe to RSS - Kamenos