Përplasje politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi
Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar. "Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanskionimin se Greqia është shtet ortodoks". Kështu dejklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA. Kamenos u duk i palëkundur në kundërshtinë e tij ndaj kryetarit të Parlamentit, Nikos Voutsis.
Ky i fundit deklaroi se koha që jetojmë dhe Greqia e pas memorandumeve nuk mund të jetë thellësisht konservatore, ku të gjithë duhet të jetojnë me vizionin "Atdheu, Feja, Familja". Sipas tij, rivendosja e një agjende e cila i referohet një të kaluare thellësisht konservatore nuk mund të jetë flamuri i Greqisë moderne."
Duke shpjeguar reagimin e mprehtë Kamenos theksoi se "deklarata të tilla, kur bëhen nga Kryetari i Parlamentit kanë nevojë për një përgjigje nga ANEL, e cila është pjesë e qeverisë.Për më tepër, ai theksoi se deklaratat janë pikëpamje personale e kryetarit të parlamentit.
Ai shtoi se me SYRIZA-n e kryeministrit Tsipras ka një "marrëveshje të drejtë". "Bashkëpunimi ynë me SYRIZA është politik dhe i sinqertë. Kur ne kemi mosmarrëveshje diskutojmë dhe ku nuk pajtohemi nuk lëvizim së bashku. Nëse opozita kërkon terren në çështjet kombëtare e ka gabim. Nga ana jonë ka respekt për pikëpamjet e SYRIZA-s, por kur nuk pajtohemi përballemi"- tha ministri i Mbrojtjes
Çështjet që u hapën kohët e fundit nga SYRIZA, duke përfshirë edhe heqjen e ceremonive të Flamurit dhe humnit nga shkollat fillore kanë prekur "kordat" e anëtarëve Anel dhe dhe agjendës konservatore me të cilën ata iu drejtuan votuesve.
Add new comment