2015, Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE

Postuar në 26 Shtator, 2023 12:02

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1  në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.

Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis. 

Populli grek duhet të dijë, që në 2015-n pas presionit të Gjermanisë, të Merkel e Schauble, Greqia vendosi të ndryshojë gjeopolitikisht. Të bënte një marrëveshje me SHBA-në, që do e shndërronte Greqinë në aleatin kryesor të SHBA-së në Mesdhe, nê vend të Turqisë. Kjo u arrit në 25 qershor 2015.  

Një ditë para në EUROGROUP, Merkel dhe Schauble propozuan daljen e Greqisë nga BE. Atë ditë kryeministri Aleksis Cipras më kërkoi të takohemi si aleatë qeverisës, shkova me Ambasadorin Lefteri Karajani dhe takova në një sallë gjigante ish-ministrin e ekonomisë, Jani Varufakin dhe këshilltarët e qeverisë, ku propozimi i Varufakis ishte të pranonim ditën e nesërme kërkesën e Gjermanisë, të Schauble e të Merkelit për daljen e Greqisë nga BE. Kishte rënë dakord Varufakis bashkë me Schauble e gjermanët dhe Kryeministri Cipras duhej ta pranonte të nesërmen në Këshillin e Lartë. I thashë bashkë me Lefteri Karajanin, që kjo nuk bëhet dhe i propozova të kërkonim ndihmën e SHBA-së. 

Mora në telefon Ministrin e Mbrojtjes të SHBA-së dhe zëvendësministren e jashtme  amerikane dhe i kërkova Shtëpisë së Bardhë të fliste me Cipras, duke thënë se unë si Ministër i Mbrojtjes do të bëj Marrëveshje Mbrojtëse, që do të përfshinte zgjerimin e Sudës, portin e Aleksandrupolit, bazën ushtarake në Anovikio për helikopterët e NATOS, UAV të Natos në Larisë dhe Greqia do bëhej aleati kryesor i SHBA-së në vend të Turqisë në Mesdhe.

Pas komunikimit me Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-së dhe State Departement, Presidenti Obama komunikoi me Aleksis Cipras dhe i përforcoi që ato që patëm biseduar, që vlejnë. Atë natë, në orën 12 të natës, Obama në komunikim me Hollande, dërgoi grupin e tij të francezëve në Bruksel, ku gjithë natën u bënë bisedimet për projektin francez, të ashtuquajturin Memorandumi III.

Në 6 të mëngjesit, marrëveshja u mbyll. Greqia u orientua drejt SHBA-së në vend të Gjermanisë dhe pavarësisht reagimeve të Varufakis që dha dorëheqjen, atëherë Cipras shkoi në Këshillin e Kryeministrave, u bë marrëveshja duke siguruar dhe mbështetjen e NEA Dimokratia dhe partive të tjera. Por, kjo nuk i është thënë popullit grek

shprehet Kamenos. 

Edhe ish-kryeministri Cipras ka deklaruar më vonë se zgjedhja që u bë udhëhiqej nga ideja se Greqia nuk mund të dilte nga Europa. Çka mesa duket u vulos nga ShBA në këmbim të lëshimeve në fushën e sigurisë. Duhet thënë se Obama e mbylli presidencën me një vizitë në Greqi. 

Comments

Submitted by Zikzak (not verified) on

Kerkesa e Gjermanise ishte qe Greqia te dilte nga zona e Euros dhe jo nga BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.