sulmi kimik
“Sulmi i të vdekurve”
Lufta e Parë Botërore shënoi një epokë të re në historinë ushtarake të civilizimit njerëzor: Për herë të parë taktikat ushtarake u provuan të vjetruara në raport me teknologjinë e luftës, duke u shoqëruar me një numër rekord të vdekurish dhe një luftë të frikshme.
Dueli SHBA-Rusi për Assadin zhvendoset edhe në OKB
Dy përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shkëmbyer replika gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ku diskutohej për sulmin me armë kimike në Siri.
Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin
Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë.
Sulmi kimik në Siri/Rusia: SHBA po rishikon politikat e veta. Damasku: Përfitues vetëm Izraeli
Një sulm me armë kimike në Idlib të Sirisë ka detonuar tërbimin turko-amerikan kundër Bashar al Assad. Edhe presidenti amerikan, i pandjeshmi Donald Trump foli dje për aksion ushtarak ndaj Assadit, ndërkohë që presidenti turk Erdogan nuk kursue thuajse edhe mallkimet. Duket se të dyja vendet po riafrohen në interesin e tyre për Sirinë, ndërkohë që Turqia është firmosëse e Konferencës së Astanas bashkë me Iranin dhe Rusinë, e përmes të cilës zgjidhja në Siri kalon jashtë kufijve të Washingtonit. Mirëpo armët kimike janë një çështje ende serioze në një botë që po shkallmon çdo normë morale.