“Sulmi i të vdekurve”
Lufta e Parë Botërore shënoi një epokë të re në historinë ushtarake të civilizimit njerëzor: Për herë të parë taktikat ushtarake u provuan të vjetruara në raport me teknologjinë e luftës, duke u shoqëruar me një numër rekord të vdekurish dhe një luftë të frikshme.
Armë të reja, të papërdorura më parë u testuan me qëllim krijimin e epërsisë në një lufte eksperimentale. Armët kimike, tanket, aeroplanët dhe mjete të tjera, pak a shumë të njohura, panë përdorim të përgjithësuar të dorës së parë në frontet e Luftës së Parë Botërore, duke lënë pas kujtime të tilla saqë luftës iu dha emri "Lufta e Madhe", me premisën që kjo të mos ndodhte më kurrë.
Ndër tregimet më tronditëse nga "Lufta e Madhe" është një episod që është bërë i njohur në histori si "Sulmi i të Vdekurve" - një frazë që i referohet më shumë një historie tmerri që pasqyron plotësisht atë që ndodhi 6 gusht 1915 në Fortesën e Osoëitz në Frontin Lindor.
Kjo fortesë, afër qytetit polak të Bialystok, ishte një "fortesë" e pakalueshme për ushtrinë gjermane, e cila ishte vënë përballë forcave të Perandorisë Ruse. Sulmet e para kundër ndodhën në Shtator 1914, ku u angazhua artilerie dhe avionët gjermanë. Por rezistenca e rusëve çoi në një vendim ekstrem të udhëheqjes gjermane për të përdorur një armë të re, të frikshme: bëhet fjalë për armë kimike dhe gazra helmuese, për për të cilët ushtria ruse nuk ishte e përgatiur.
Makthi kimik
Kalaja u bombardua me mitralozë të rëndë dhe armë kimike më 6 gusht 1915- dhe rezultatet ishin të frikshme, pasi rusët nuk ishin përgatitur sa duhet për të: Një nga të mbijetuarit e sulmit, Sergei Khmelkov, më vonë përshkruajti se si ata që në pozicione të ekspozuara, vdiqën nga gazi helmues. "Bari u nxi, kishte petale lulesh që binin kudo ... mishi, gjalpi, sallami, perimet u helmuan dhe ishin të papërshtatshme për t'u ngrënë".
Kalaja nuk ishte e përgatitur për t'i bërë ballë një sulmi të tillë: Nuk kishte plane për t’u mbrojtur nga këto dhe çdo maskë e dërguar ishte me përdorim të kufizuar. Gjithashtu, shumica e vendeve të fortifikuara, kazermat etj nuk kishin sistem special të ventilimit ose mbrojtjes. Regjimenti i 226 Zemliansk, i cili mbronte rajonin, pësoi viktima të mëdha. Ndërkohë, gjermanët nisën sulmin me 7,000 burra të pajisur me maska kundragazi.
"Sulmi i të Vdekurve"
Ushtarët gjermanë kaluan me lehtësi vijat e para të mbrojtjes ruse dhe filluan të hyjnë në zonën e fortifikuar – por ajo që pritej të ishte një sulm i lehtë u shndërrua në një makth, pasi ata u përballën me një spektakël të egër: me trupa të gjymtuar - me fytyrat të mbështjella me lecka dhe triko të përgjakshme (sipas disa raporteve të zhytura në ujë ose urinë), me ushtarë të djegur në lëkurë nga kimikatet, duke u kollitur në gjak.
Këta ishin të mbijetuarit e helmuar të Regjimentit të 13-të, të udhëhequr nga toger Vladimir Kotlinsky: Të mbijetuarit pavarësisht nga ajo që kishte ndodhur, kishin vendosur të sulmonin. Dhjetëra ushtarë të helmuar rusë (60 deri në 100, sipas disa raporteve) ndërmorën një ofensivë të egër kundër gjermanëve, të cilët u panikosën si nga intensiteti i kundërsulmimit ashtu edhe nga nga pamja e tmerrshme e kundërshtarëve të tyre, të cilët po shkonin drejt një peizazhi si ferri, pas një bombardimi të frikshëm. Forcat e tjera ruse në zonë përfituan nga trazirat dhe rimorrën pozicionet e humbura. Sa për vetë Kotlinsky-n, kreun e "Sulmit” ai vdiq atë natë.
Sidoqoftë, kalaja e Osoviev ishte e dënuar të binte. Presioni gjerman në front e bëri të pamundur që forcat ruse ta ruanin atë. Por kjo ngjarje do të mbetet në histori si "Sulmi i të Vdekurve", duke u veçuar nga shtypi i kohës - si për karakterin heroik ashtu edhe për tmerret e fushave të betejës së Luftës së Parë Botërore.
Add new comment