Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin

Postuar në 11 Prill, 2017 13:13

Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë. Sekretari amerikan i Shtetit tha pas takimit se goditja e SHBA pas sulmit në Khan Sheikhoun erdhi në përmbushje të interesave amerikane të sigurisë duke shtuar në mënyrë shumë diplomatike se “ne nuk duam që arsenali i pakontrolluar nga regjimi i armëve kimike të bjerë në dorë të ISIS apo grupeve të tjera terroriste”.

http://www.bbc.com/news/world-europe-39565700?ocid=socialflow_facebook&n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.