Sulmi kimik në Siri/Rusia: SHBA po rishikon politikat e veta. Damasku: Përfitues vetëm Izraeli

Postuar në 06 Prill, 2017 12:28

Një sulm me armë kimike në Idlib të Sirisë ka detonuar tërbimin turko-amerikan kundër Bashar al Assad. Edhe presidenti amerikan, i pandjeshmi Donald Trump foli dje për aksion ushtarak ndaj Assadit, ndërkohë që presidenti turk Erdogan nuk kursue thuajse edhe mallkimet. Duket se të dyja vendet po riafrohen në interesin e tyre për Sirinë, ndërkohë që Turqia është firmosëse e Konferencës së Astanas bashkë me Iranin dhe Rusinë, e përmes të cilës zgjidhja në Siri kalon jashtë kufijve të Washingtonit. Mirëpo armët kimike janë një çështje ende serioze në një botë që po shkallmon çdo normë morale. Sot mediat izraelite raportojnë sulme të reja me klorinë në një fshat në fshatin Al-Lataminah, për të cilin akuzohen “helikopterë të ushtrisë siriane”. Me këtë rast përcillen edhe disa pamje të reve të verdha të tymit që ngjajnë me ato që provokohen në kësi rastesh. http://www.haaretz.com/middle-east-news/syria/1.781928

Nga ky moment ka nisur edhe lufta informative mes palëve sa kohë asnjë nuk di të thotë zyrtarisht se kush është përgjegjësi për sulmin. Kështu zv. Presidenti amerikan, Mike Pence deklaroi një ditë më parë se është dështim i administratës Obama që lejoi që premtimi për shkatërrimin e armëve kimike siriane të mos e përmbushte. Ministria e Jashtme ruse është kundërpërgjigjur duke deklaruar se Pence po dëshmon mosnjohje përveç se papërgjegjshmëri. Sipas Drejtorit të Departamentit për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen, Mikhail Ujyanov, me këto deklarata bota po vihet përballë rishikimit të politikave nga administrata Trump. Sipas tij nuk ka asnjë të dhënë që të faktojë se marrëveshja SHBA-Rusi e vitit 2013, për këtë çështje, nuk ka funksionuar.

https://sputniknews.com/middleeast/201704061052350179-russia-syria-chemi...

Një tjetër qasje ka zbardhur ministri i Jashtëm sirian Muallem, sipas të cilit nga sulmi me amrë kimike në provincën e Idlib, përfiton vetëm një vend: Izraeli. Është thënë shpesh se kriza siriane çoi në forcimin e madh të milicisë Shiite në Liban, Hezbollah, që bashkë me qëndresën e Assadit dhe prapavijën iraniane, përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e Izraelit. Është për t’u parë nga do të lëvizin gjërat, por njësoj si bombardimi I konvojit të OKB-së, edhe ky rast po përdoret më shumë sesa po vajtohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.