Vjero

13 ditë pas emërimit Vasilika Vjero ikën nga ARRSH për arsye personale

Postuar në 03 Tetor, 2019 18:12

13 ditë pas emërimit si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar Vasilika Vjero ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Gazeta Panorama raporton se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar. Vjero është larguar për arsye personale familjare.

Ish-drejtoresha e Tatimeve zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila po ashtu dha dorëheqjen pas padisë së Gjoka Konstruksion për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Skemë e re kontrolli tatimor, algoritmi zgjedh 6 sektorët me risk të lartë evazioni

Postuar në 28 Tetor, 2016 21:22

Tregtia me pakicë e shumicë, hoteleri-turizmi, restorantet, ndërtimi, profesionet e lira dhe bujqësia janë sektorët ku do të përqëndrohen shumica e kontrolleve dhe vlerësimeve të administratës tatimore. 6 sektorët ku do të përqëndrohet kontrolli tatimor janë përzgjedhur nga sistemi kompjuterik i Tatimeve. Drejtoresha e re e Tatimeve, Vasiliko Vjero tha në në një intervistë për Top Channel se këto sektorë rezultojnë me risk të lartë për evazion dhe këto degë do të jenë targeti kryesor i kontrolleve.

Subscribe to RSS - Vjero