Skemë e re kontrolli tatimor, algoritmi zgjedh 6 sektorët me risk të lartë evazioni
Tregtia me pakicë e shumicë, hoteleri-turizmi, restorantet, ndërtimi, profesionet e lira dhe bujqësia janë sektorët ku do të përqëndrohen shumica e kontrolleve dhe vlerësimeve të administratës tatimore. 6 sektorët ku do të përqëndrohet kontrolli tatimor janë përzgjedhur nga sistemi kompjuterik i Tatimeve. Drejtoresha e re e Tatimeve, Vasiliko Vjero tha në në një intervistë për Top Channel se këto sektorë rezultojnë me risk të lartë për evazion dhe këto degë do të jenë targeti kryesor i kontrolleve. “Sigurisht që lufta ndaj informalitetit do të shtrihet në të gjitha nivelet e tatimpaguesve. Nuk do të thotë që sektorët e tjerë me më pak risk nuk do të jenë në fokus të luftës ndaj informalitetit”, nënvizon Vjero.
Por a duhet bizneset e tjera të flenë të qeta? Sipas drejtoreshës së Tatimeve, lufta kundër informalitetit do të vazhdojë dhe algoritmi i riskut mund të nxjerrë emra të tjerë
Vjero thotë se kontrollet e shpeshta qe acaronin bizneset tani do të rrallohen dhe do të kryhen vetëm mbi bizneset e përzgjedhura nga sistemi kompjuterik i riskut. “Ne do reduktojmë dhe janë reduktuar maksimalisht vizitat e inspektorëve pranë njësive ku bizneset zhvillojnë aktivitetin. S’ka pse inspektorët të trokasin çdo ditë, por vetëm kur ky biznes paraqet një risk”, sqaron Vjero.
Add new comment