risku

Skemë e re kontrolli tatimor, algoritmi zgjedh 6 sektorët me risk të lartë evazioni

Postuar në 28 Tetor, 2016 21:22

Tregtia me pakicë e shumicë, hoteleri-turizmi, restorantet, ndërtimi, profesionet e lira dhe bujqësia janë sektorët ku do të përqëndrohen shumica e kontrolleve dhe vlerësimeve të administratës tatimore. 6 sektorët ku do të përqëndrohet kontrolli tatimor janë përzgjedhur nga sistemi kompjuterik i Tatimeve. Drejtoresha e re e Tatimeve, Vasiliko Vjero tha në në një intervistë për Top Channel se këto sektorë rezultojnë me risk të lartë për evazion dhe këto degë do të jenë targeti kryesor i kontrolleve.

Shqipëria me korrupsion të fshehur? Mungesë transparence të buxheteve, informacionit tatimor dhe keqpërdorim i taksave

Postuar në 21 Qershor, 2016 18:08

Shqipëria është e kapur nga korrupsioni. Është një nga problemet e përfshira në të gjitha raportet ndërkombëtare, por e pranuar edhe zyrtarisht nga institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit që kryen auditimin e financave publike.  Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj thotë se korrupsioni është i fshehur  “të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave”.

Subscribe to RSS - risku