Ankaraja
Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë
Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.
Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke
Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.
Fillimi i fundit!
Erdogan merr një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi. Ndonëse fitoi shumicën e bashkive, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, humbi kryeqytetin Ankaranë dhe sipas të gjitha gjasave ka pësuar disfatë edhe në Stamboll.
Dy standardet e Europës: Gjermania u mohon turqve emigrantë të drejtën e votës
Austria dhe Gjermania kanë vendosur të mos lejojnë turqit që banojë në territorin e tyre që të marrin pjesë në një referendum hipotetik që mund të organizohet nga Ankaraja zyrtare për rikthimin e dënimit me vdekje. Dënimi me vdekje po synohe të vendoset në Turqi dhe kjo çështje është kthyer në mollë sherri mes Gjermanisë dhe Turqisë, dy vende që vitet e fundit thjesht shantazhojnë njëri-tjetrin.
Erdogan: Kemi dëshmi dhe foto se SHBA mbështet ISIS
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se ai ka prova se forcat e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA kanë mbështetur organizatat terroriste, duke përfshirë ISIS dhe organizatat kurde YPG dhe PYD kurde.
"Na akuzuan se mbështesim Daesh (ISIS)", tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara. "Tani u sigurojnë mbështetje organizatave terroriste, duke përfshirë Daesh, YPG dhe PYD. Në mënyrë të qartë. Ne kemi dëshmi në imazhe, foto dhe video", -deklaroi Erdogan.
“Non Paper” nga Ankaraja për qeverinë shqiptare, letra që dyshohet se anulloi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës
Kërkesa qe presidentit turk Erdogan bëri nga Tirana në maj të vitit të kaluar me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë për dëbimin nga Shqipëria të investimeve të Fetyllah Gylen duket se është marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këto dyshime i përforcon edhe më shumë anullimi i tenderit për mirëmbajtjen e Rrugës Durrës-Kukës, ku u shpall fituese firma turke “Vendeka”, me administratore Baki Kuran.