“Non Paper” nga Ankaraja për qeverinë shqiptare, letra që dyshohet se anulloi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës
Kërkesa qe presidentit turk Erdogan bëri nga Tirana në maj të vitit të kaluar me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë për dëbimin nga Shqipëria të investimeve të Fetyllah Gylen duket se është marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këto dyshime i përforcon edhe më shumë anullimi i tenderit për mirëmbajtjen e Rrugës Durrës-Kukës, ku u shpall fituese firma turke “Vendeka”, me administratore Baki Kuran.
Pronari i kësaj firme ”, Ismail Meral akuzohet nga Ankaraja për lidhje me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij “FETO”, të cilësuar si terroriste. Këto të dhëna i janë përcjellë në rrugë diplomatike edhe qeverisë shqiptare raporton Top Channel.
Një dokument “non paper”, pra një letër pa kokë, pa vulë dhe pa firmë, në të cilën nominalisht akuzohet një konsorcium turk, i cili sapo kishte fituar tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës, për një periudhë 30-vjeçare dhe me një vlerë 596.1 milionë euro.
Letra dhe takimet e diplomatëve turq thuhet se kanë ardhur në kohën që “Vendeka” kishte fituar këtë tender, e në vazhdën e kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë ndaj Tiranës për frenim, kontroll dhe mundësisht përzënie të interesave të Gulenit nga Shqipëria. Sipas Top Channel ky mund të quhet fillimi i hakmarrjes së Erdogan, ndaj bizneseve turke dhe interesave të tyre në Shqipëri, të lidhura me Fethullah Gulen.
Add new comment