kompania fituese

Në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet, vetëm një kompani paraqet ofertë financiare

Postuar në 18 Gusht, 2016 13:03

Edhe në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet. Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e sheshit Skëndërbej. Tashmë, pritet që të fillojë puna për rikonceptimin e këtij sheshi. Sipas gazetës Shqip në tender kanë marrë pjesë tre firma, ku dy prej tyre nuk kanë dorëzuar ofertë. Firma fituese ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës 527 milionë lekë të reja për ndërtimin e këtij sheshi.
Sipas dokumenteve, sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit.

Subscribe to RSS - kompania fituese