Në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet, vetëm një kompani paraqet ofertë financiare

Postuar në 18 Gusht, 2016 13:03

Edhe në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet. Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e sheshit Skëndërbej. Tashmë, pritet që të fillojë puna për rikonceptimin e këtij sheshi. Sipas gazetës Shqip në tender kanë marrë pjesë tre firma, ku dy prej tyre nuk kanë dorëzuar ofertë. Firma fituese ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës 527 milionë lekë të reja për ndërtimin e këtij sheshi.
Sipas dokumenteve, sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit.
Perimetri i sheshit do të shndërrohet në një varg hapësirash dhe atmosferash të ndryshme. Përbëhet nga gjelbërim, hapësira të hapura të mbuluara si dhe ndërtesa – ekzistuese ose për tu ndërtuar.
Shkallët e muzeut rikonfigurohen: pjesërisht duke grupuar treshe shkallësh në një të vetme, gjë e cila ul disi monumentalitetin e shkallëve dhe kështu krijon vende të rehatshme për tu ulur prej 40 cm të larta. Informaliteti i papritur i shkallëve i bën ato ideale për tu përdorur si podiume.
Shkallët e Pallatit të Kulturës do të rinovohen. Ne propozojmë të zgjerojmë përdorimin informal, krijuar nga lokalet – jashtë ne platformë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.